Starton Liga e Parë, e shtunë: Istogu - Vëllaznimi

Please update your Flash Player to view content.

Starton Liga e Parë, e shtunë: Istogu - Vëllaznimi

Këtë vikend starton Liga e Parë e Kosovës në futboll. Të shtunën zhvillohen 6 ndeshje të javës së parë, ndërsa të dielën zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës hapëse të Ligës së Parë.

Edicioni 2016-2017 është edicioni i parë që do të zhvilliohet pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Ndeshja:Istogu - Vëllaznimi, zhvillohet të shtunën në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar nga ora 16:00.



Njëheritë kjo ndeshje cilësohet edhe si ndeshje Derbi e javës së parë, pasi përballen dy skuadra mjaft kualitative.

Istogu që në përbërjen e vet ka futbollistë shumë të rinjë dhe të talentuar, do të mundohet që të shtunën të shënoj fitore përballë Vëllaznimit, për ta filluar sa më mbarë kampionatin e ri.

Vëllaznimi në anën tjetër ka një skuadër stabile, që sivjet synon rikthimin në Superligë.



Duke e ditur që është ndeshja e parë e kampionatit, kjo ndeshje është e paparashikueshme sa i përket rezultatit të ndeshjes.





Përballjet direkte:

Istogu - Vëllaznimi 1-0 (Superligë 2014-2015)

Vëllaznimi - Istogu 2-1 (Superligë 2014-2015)

Istogu - Vëllaznimi 2-2 (Superligë 2014 -2105)

Vëllaznimi - Istogu 0-1 (Liga e Parë 2013-2014)

Istogu - Vëllaznimi 2-0 (Liga e Parë 2013-2014)

Vëllaznimi - Istogu 3-1 (Superligë 2008-2009)

Istogu - Vëllaznimi 2-2 (Superligë 2008 -2009)

Istogu - Vëllaznimi 1-1 (Liga e Parë)

Vëllaznimi - Istogu 1-2 (Liga e Parë)