Kompania 'Trofta' nuk mund ti përballojë shpenzimet e mëdha të klubit si sponzorizues i vetëm

Please update your Flash Player to view content.

Kompania 'Trofta' nuk mund ti përballojë shpenzimet e mëdha të klubit si sponzorizues i vetëm

'Për momentin kompania 'Trofta' është larguar nga klubi i Istogut, pasi që si sponzorizues i vetëm e ka të pamundur që ti përballojë shpenzimet e mëdha të klubit.

Andaj jemi detyruar që të japin dorëheqje nga klubi, dhe tashmë klubi mbetet në duart e komunës së Istogut. Shumë herë na u premtua nga komuna e Istogut se do të na bashkohen edhe kompani tjera për të na ndihmuar në financimin e klubit, por kjo gjë deri më tani nuk ndodhi asnjëherë.
Tashmë klubi mbetet në duart e komunës, dhe komuna do të vendos se cilës kompani do të ja jap klubin, nëse ka kompani të interesuar për ta marrur klubin.


Kompania 'Trofta' kthehet në klub nëse 4 kompani vendosin që ti vijnë në ndihmë klubit, dhe kështu së bashku ta financojnë klubin.
Bashkimi i 4 kompanive të mëdha për të qenë bashkë sponzorizues të klubit, do të ishte shumë ma e lehtë dhe e përballueshme për kompaninë tonë.

Të gjithë futbollistët e Istogut për momentin janë lojtarë të lirë, ata futbollistë që kanë dashur dje i kanë marrur edhe librezat' deklaroi drejtori i klubit z.Fazli Bytyçi.