Drenica - Istogu 2-1 (1-1)

Please update your Flash Player to view content.

Drenica - Istogu 2-1 (1-1)

Drenica - Istogu 2-1 (1-1)

1-0 '12 Hysen Tahiri (ass. Granit Arifaj)

1-1 '23 Fatlum Gashi (ass. Selim Bajramaj)

2-1 '67 Hysen Tahiri





Gjyqtarët e ndeshjes: Kreshnik Vula, Erduan Baliqi, Benon Këpuska, Nazmi Rraci

Karton të verdhë: Osmani, Sh.Lushtaku (Dr) - Cacaj, F.Gashi (Is)



Drenica: Ymeri, Bejta, Abazi, Geci, Lushtaku, Thaqi, Syla, Osmani, Tahiri (Musa), Rexhaj, Arifaj. Trajner: Fadil Rama.

Istogu Hajrizaj, Morina (Kastrati), Cacaj, K. Gashi, Rama (Shabanaj), Maxharri, F. Gashi, Bajramaj (Bruqi), D. Gashi, Duraku, Fetahu. Trajner: Besim Podrimaj.

Në 'finalen e mbijetesës' skuadra e Drenicës arriti që ta mposhtë Istogun me rezultat 2-1, kështu Drenica do të luajë ndeshjen e barazhit me Dukagjinin e Klinës, ndërsa Istogu sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Në praninë e rreth 4.000 shikuesve, dhe një një atmosferë briliante të krijuar nga të dyja tifozeritë, u zhvilua një ndeshje nën mesatare, pasi që pesha e madhe e kësaj ndeshje ndikoi psiqikisht tek futbollistët në fushë.

Pjesa e parë ishte e barabartë, të dyja skuadrat shfaqen një lojë të mirë.

Ndërsa në pjesën e dytë futbollistët e Istogut duke ditur që vetëm me fitore do ti shpëtonin rënies nga Superliga, si duke ngarkesa e madhe psiqike tek futbollistët e Istogut ndikoi shumë negativisht, dhe kështu në pjesën e dytë mysafirët nuk ishin as për së afërmi me lojë në krahasim me pjesën e parë.

 

Tifozët istogas 'Gjimmat' gjatë tërë ndeshjes nuk u ndalen së përkrahuri klubin e tyre, andaj një falendërim i madh shkon për të gjithë tifozët istogas që dje udhëtuan për në Skënderaj për ta përkrahur Istogun.

Heroi i Drenicës ishte Hysen Tahiri që shënoi dy gola për të i'a dhuruar fitoren Drenicës me rezultat 2-1.

Për Istogun realizoi Fatlum Gashi pas një pasimi të bukur që morri nga Selim Bajramaj.

 

Istogu u dëmtua rëndë në minutën e '58 të ndeshjes, kur Mensur Duraku doli i vetëm përballë portierit të Drenicës, por që gjyqtari anësor ' i Superligës' Erduan Baliqi e ndali lojën me pretekst se Duraku ishte në pozicion jashtë loje, e që në Super Sport Kosova u pa mjaf qartë se Duraku nuk ishte në pozitë jashtë loje, pra në këtë rast Istogu u dëmtua rëndë, pasi që rezultati ishte 1-1 në ato momente, dhe ishte një rast shumë i volitshëm për Istogun, pasi që Duraku ishte krejtësisht i vetëm përballë portierit.

Me këtë humbje Istogu u largua nga Superliga, sezonin e ardhshëm do të bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.