Java 33 (e fundit): Drenica - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 33 (e fundit): Drenica - Istogu

Të dielën do zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 33-të (të fundit) në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore e javës së 33-të, njëheritë edhe ndeshja kryesore e këtij sezoni në Superligë, do të zhvillohet në Skënderaj.

 

Ndeshja Drenica - Istogu, zhvillohet të dielën, në stadiumin ''Bajram Aliu'' në Skënderaj, duke filluar nga ora 15:00.

Kjo ndeshje transmetohet direkt në Super Sport Kosova.

 

Kjo ndeshje që njihet si 'finalja e mbijetesës' do ti vë përballë dy skuadra që po synojnë që ti ikin rënies direkt nga Superliga.

Drenica aktualisht renditet e 9-ta në tabelë me 37 pikë të tubuara.

Në anën tjetër Istogu renditet e 11-ta në tabelë me 34 pikë të tubuara.



Përderisa Drenicës në ndeshjen kundër Istogut i kryen punë edhe barazimi, në anën tjetër Istogut përveq fitores q'do rezultat tjetër e dërgon direkt në Ligën e Parë.

Të dielën pritet që në Skënderaj këtë ndeshje me shumë peshë ta ndjekin nga afër një numër i madh i shikuesve.



Tifozët istogas 'Gjimmat' pritet që në numër të madh ta përkrahin Istogun në këtë ndeshje vendimtare.



Drenica vs. Istogu

Përballjet direkte:



(Superligë 2015-2016)

Istogu - Drenica 2-1

0-1 '43 Taulant Dajaku pen.

1-1 '45 Egzon Gashi (ass. D.Gashi)

2-1 '58 Ilir Syla



(Superligë 2015-2016)

Drenica - Istogu 1-1

0-1 '53 Agron Bruqi (ass. Kadri Kastrati)

1-1 '71 Kastriot Mehmeti ( ass. Shkelzen Lushtaku)



(Superligë 2014-2015)

Drenica - Istogu 0-0



(kupë 2015 )

Istogu - Drenica 0-2

0-1 '72 Sami Geci pen.

0-2 '77 Dren Gashi



(Superligë 2014-2015)

Istogu - Drenica 1-0

1-0 '72 Besnik Krasniqi (pen.)



(Superligë 2014-2015)

Drenica - Istogu 2-3

0-1 '7 Granit Arifaj (ass. Miftaraj)

1-1 '14 Taulant Dajaku (pen.)

2-1 '35 Besart Dushi

2-2 '40 Mark Milicaj (ass. F.Gashi)

2-3 '84 Mark Milicaj



(kupë 2014)

Drenica - Istogu 1-1 ( pen. 1-3)

0-1 '23 Besnik Morina

1-1 '66 Granit Arifaj



(Superligë 2008-2009)

Istogu - Drenica 1-0

1-0 'Rexhep Daci



(Superligë 2008-2009)

Drenica - Istogu 2-1

1-0 'Besim Bajraktari

1-1 'Rexhë Zhabollaj

2-1 'Dugagjin Gashi