Istogu - Vushtrria 3-1 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Vushtrria 3-1 (0-0)

Istogu - Vushtrria 3-1 (0-0)

0-1 '47 Lulzim Neziri

1-1 '58 Fatlum Gashi

2-1 '68 Agron Bruqi

3-1 '71 Kushtrim Gashi (ass. D.Gashi)



Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 400



Gjyqtarët e ndeshjes: Mentor Baliu, Gëzim Mehmeti, Visar Kelmendi, Isak Ceroviku

Karton të verdhë: Kadri Kastrati, Dugagjin Gashi (Is) - Amir Prishtina (Vu)



Gjuajtjet: 12-6

Gjuajtjet në portë: 8-3

Kornerët: 7-2

Pozita jashtë loje: 7-5



Istogu: Hajrizaj, Kastrati (Morina), Shabanaj (Rama), Maxharraj, D.Gashi, K.Gashi, F.Gashi, Fetahu, Duraku, Bajramaj (Bruqi).

Trajner: Besim Podrimaj



Vushtrria: Beqiri, Latifi, Prishtina, Pantina, Pasima, Preukopuca, Shala (Mehmeti), Feka, Neziri, Zuqaku (Azemi), Magjuni.

Trajner: Bekim Shotani



Istogu me plotë meritë ka shënuar fitore përballë Vushtrrisë, duke e mposhtur me rezultat 3-1.Gjatë gjithë ndeshjes ishin futbollistët e Istogut që dominuan në fushë duke atakuar pa ndërprerë portën e Beqirit.

Pjesa e parë edhe përkundër rasteve të shumta të istogasve përfundoi pa gola 0-0. Pjesa e dytë filloi me një 'dush' të ftohtë për Istogun, pasi që Vushtrria përmes Nezirit kaloi në epërsi 0-1.

Por futbollistët e Istogut treguan karakterë të fortë dhe me një angazhim maksimal të tyre arritën që ta pëmbysin rezultatin në 3-1.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Istogun, pasi që më këto tri pikë tashmë ka ringjallur përsëri shpresat për mbijetesë.

Ndeshja e fundit në Skënderaj do të jetë 'finale' për të dyja skuadrat, si për Drenicës ashtu edhe për Istogun.

Istogun vetëm fitorja e shpëton nga rënia direkt nga Superliga, ndërsa Drenica edhe me një barazim shpëton nga rënia.

Por edhe nëse Drenica pëson humbje nga Istogu, e në anën tjetër Drita në ndeshjen përballë Gjilanit, luan baraz ose pëson humbje, atëherë Drita largohet nga Superliga.



Raporti:

8' Dugagjin Gashi pasn për mrekulli për Besim Fetahun, i cili i vetëm përballë portierit Beqiri, godet por në vend ishte portieri mysafirë që reagon për mrekulli.

15' Fatlu Gashi lirohet nga një mbrojtës godet fuqishëm nga 20 metra por në vend ishte portieri Beqiri që largon rrezikun nga porta e tij.

30' Rasti më i mirë për Istogun, pas një krosimi nga ana e djathtë topin e pranon Selim Bajramaj që nga afërsia godet por drejt e në portierin Beqiri.

33' Vushtrria rrezikon përmes Maxhunir, gjuajtjen e të cilit e ndali portieri Hajrizaj.

35' Dugagjin Gashi godet fuqishëm nga largësia por përsëri në vend ishte portieri Beqiri.



47' Pas një kundërsulmi të mysafirëve del përballë portierit Neziri që më lehtësi shënon për epërsinë e Vushtrrisë, 0-1.

58' Fatlum Gashi shënon një eurogol nga gjuatja e lirë, duke e barazuar rezultatin në 1-1.

68' I inkuadruari në lojë, Agron Bruqi depërton dhe futet në zonën e Vushtrrise, dhe me një gjuajtje të fortë dhe të saktë mposhtë portierin Beqiri, për epërsin e Istogun në 2-1, ky gol sollim gëzim të madh tek te pranishmit në stadium.

71' Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i sigurisë për Istogun, pas një krosimi nga ana e Dugagjin Gashit në zonën e Vushtrrisë më së miri gjindet Kushtrim Gashi që me goditje me kokë shënon për rezultatin 3-1.

79' Vushtrria tenton ta ngushton epërsinë e vendasve, ishte i riu Azemi që nga 18 metra godet shtyllën e Hajrizajt.

81' Përsëri Vushtrria godet shtyllën, Azemi depërton nga krahu i djathtë godet nga afërsia por topin shkon drejt e në shtyllën pingule të Istogut.