Prishtina – Istogu 1:0 (1:0)

Please update your Flash Player to view content.

Prishtina – Istogu 1:0 (1:0)

Prishtina – Istogu 1:0 (1:0)



Golashënues: Gentrit Begolli 33’



Shikues: 300



Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatmir Sekiraqa, Bekim Rama – Leutrim Mustafa – Podujevë



KV: L. Boshnjaku, E. Krasniqi – A. Maxharaj, V. Hajziraj



Pozitat jashtë lojës: Pri 4-2 Ist



Kornerët: Pri 1-4 Ist



Gjuajtjet totale: Pri 17-5 Ist



Gjuajtjet në portë: Pri 10- 2 Ist



Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 19. Millosh Milloviç, 21. Liridon Kukaj /c/, 30. Liridon Ahmeti – 17. Lorik Boshnjaku (5. Taulant Dajaku – 75’), 14. Endrit Krasniqi, 15. Petrit Osmani – 10. Gentrit Begolli (9. Shend Kelmendi – 64’), 32. Kreshnik Lushtaku, 11. Labinot Osmani (7. Berat Hyseni – 26’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Islami, Dren Gashi, Basit Abdul Khalid. Kryetrajner: Fadil Berisha.



Istogu: 1. Valmir Hajrizaj – 18. Kadri Kastrati, 3. Agron Cacaj, 8. Kushtrim Gashi, 15. Adnan Maxharaj, 24. Drilon Shabanaj (5. Landrit Rama – 46’), 7. Mensur Duraku, 9. Fatlum Gashi, 21. Selim Bajramaj (19. Agron Bruqi – 69’), 10. Dugagjin Gashi (25. Besmir Fetahu – 46’), 32. Arbër Hoxha.

Kryetrajner: Besim Podrimaj.





Prishtina ka mposhtur minimalisht Istogun, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

Pas 90 minutave Prishtina fitoi me rezultat 1-0. Golin e vetëm e shënoi Gentrit Begolli në minutën e 33' të ndeshjes.

Prishtina e humbi edhe një penallti në minutën e 8', kur Osmani godet jashtë portës së Hajrizajt. Ishte një penallti shumë e dyshimtë që u akordua nga gjyqtari kryesor Tefik Maloku.

Gjyqtari kryesor në disa raste e dëmtoi sot Istogun, sidomos në rastin në minutat e fundit kur u pengua Fatlum Gashi shumë afër zonës së rreptësisë e që ishte përballë portës, por gjyqtari edhe pse ishte shumë afër nuk e referoi këtë gjuajtje të lirë.



Raporti:

7’ Begolli pranon top në zonë nge majta, drejton topin kah porta, por Adnan Maxharaj luan me dorë dhe gjyqtari Maloku gjykon në penallti.

8’ Labinot Osmani gjuan anash shtyllës së majtë të cilën e prek pak dhe del jashtë.

13’ Boshnjaku te Begolli majtë, tenton të gjuaj, por plogësht e jashtë.19’ Thaqi nga e djathta harkon si me dorë, L. Osmani gjuan me kokë, portieri intervenon bukur dhe shpëton.

26’ Hoxha provon nga e majta, por në vend portieri Bekaj.

28’ Ahmeti gjuan nga ndërprerja, por pak lartë.

29’ Dugagjin Gashi gjuan nga 23-25 metra, jashtë.

33’ Berat Hyseni pranon top gjysmëdjathtë, lufton fort për atë top në një duel, para së dal në fundore, pason saktë në shtyllën e parë për Begollin gjuajtja e të cilit përfundon në rrjetë – 1:0.

36’ Mbrojtja prishtinase humb topin në zonë, Cacaj e merr tenton të manovroj dhe rrëzohet, mysafirët kërkojnë penallti.

36’ Kundërzbritje e shpejtë, Ahmeti harkon nga e majta, Begolli se mbërrin dhe topi qëllon në trup Hysenin, situata ishte e rrezikshme.

37’ P. Osmani me top të gjatë përpara, një mbrojtës mysafir nuk ia del të largoj, Lushtaku del me portierin Hajrizaj që kishte lëshuar portën, gjuan Lushtaku…shumë kush filloi të gëzohej, por topi përfundon shumë pranë pingules së majtë jashtë.

38’ Lushtaku nga e djathta harkon për Begollin në shtyllën tjetër që vetëm priste të shtynte topin në rrjetë, por portieri Hajrizaj zgjat dorën intervenon dhe shpëton.

42’ Lushtaku sërish gjuan, Hajrizaj sërish zgjatet kërcen dhe kap.

45’ Duraku nga e djathta gjen Fatlum Gashit, gjuajtja e të cilit devijohet mbi tra dhe korner.

45’ F. Gashi shëtitë nëpër zonë, pason për Hoxhën gjuajtja e së cilit nuk e dimë se si nuk hyri në portë, ishte devijuar dhe korner.

 

49’ Hyseni nga ndërprerja, jashtë.

52’ Lushtaku i rrëmben topin mbrojtësve vendas në zonë dhe gjuan në kënd, por sërish pret Hajrizaj.

60’ Lushtaku brenda zonës gjuan me kthim, qëllon pingulen e majtë. E pabesueshme, goli sot nuk e don Lushtakun.

67’ Boshnjaku provon nga distanca, sprovë e lehtë për portierin mysafir.

78’ Hyseni pason për Lushtakun i cili gjuan dhe sërish fitues del Hajrizaj.

87’ Portieri Hajrizaj bën gabimin e vetëm, lëshon portën dhe e humb topin, Berat Hyseni gjuan nga mëse 35 metra, topi nuk hynë në rrjetë dhe del jashtë.

90+2 Hyseni sërish për Lushtakun i cili gjuan, por portieri Hajrizaj sot ishte i papërmbajtshëm shpëton skuadrën e tij nga humbja e thellë.