E shtunë, Java 30: Istogu - Drita

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë, Java 30: Istogu - Drita

Java e 30-të në Superligën e Kosovës starton me ndeshjen Istogu - Drita, që është ndeshja e vetme që zhvillohet të shtunën, ndërsa 5 ndeshjet tjera zhvillohen të dielën.

Ndeshja: Istogu - Drita, zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar nga ora 15:00.



Ndeshje për 'jetë a vdekje' është për skuadrën e Istogut, pasi që vetëm fitorja e mbanë ende me shpresa për ti ikur zonës së Ligës së Parë.

Të shtunën fitorja është alternativa e vetme për Istogun, pasi që q'do rezultat tjetër do të ishte një hap drejt rënies nga Superliga.

Andaj të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që e ka kjo ndeshje, futbollistët e Istogut do të futen në këtë ndeshje vetëm për fitore, do të japin maksimumin e tyre në fushë, vetëm e vetëm që pikët e plota të mbesin në Istog.



Dy ndeshjet e para të këtij kampionati përfunduan me këto rezultate: Drita - Istogu 1-0, Istogu - Drita 2-0.



Të shtunën klubi i qytetit tonë ka nevojë si kurrë më parë për përkrahjen tonë, andaj ftoheni të gjithë që masovikisht të jeni prezentë nesër në stadium dhe ti përkrahni djelmoshat tonë në këtë ndeshje tepër të rëndësishme.



Ndërsa ju që nuk keni mundësi që të jeni prezentë në stadium, këtë ndeshje mund ta shikoni direkt në Super Sport Kosova.



Ndeshjet direkte:

Istogu - Drita 2-0 (Superligë 2015-2016)

Drita - Istogu 1-0 (Superligë 2015-2016)

Drita - Istogu 2-1 (Superligë 2014-2015)

Drita - Istogu 0-0 (Superligë 2014-2015)

Istogu - Drita 1-1 (Superligë 2014-2015)

Drita - Istogu 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 4-2 (Liga I)

Drita - Istogu 1-1 (Liga I)

Drita - Istogu 3-1 (Superligë)

Istogu - Drita 2-0 (Superligë)