Liria - Istogu 0-1 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Liria - Istogu 0-1 (0-0)

Liria - Istogu 0-1

0-1 '85 Fetahu (ass. Duraku)



Gjyqtarët e ndeshjes: Selim Isufi, Erduan Baliqi, Selami Haziri, Mervan Bejtullahu

Karton të verdhë: Kushtrim Gashi, Fatlum Gashi (Is)



Gjuajtjet: 10-10

Gjuajtje në portë: 4-7

Kornerët: 8-5

Pozita jashtë loje: 1-2

 

Liria: Ruxhi, Mazreku (Bytyqi), Elezaj, Berisha, Gjeraj, Dina Rogova, Memaj (Mullallari), Mehmeti, Fetahaj, Islamaj (Mustafa).

Trajner: Erdogan Celina

 

Istogu: Hajrizaj, Morina (Kastrati), Cacaj, K. Gashi, Maxharraj, Shabanaj, F. Gashi, Duraku (Haklaj), D. Gashi, Hoxha (Fetahu), Bajramaj.

Trajner: Besim Podrimaj.

Istogu ka shënuar fitore heroike në Prizren duke e mposhtur Lirinë me rezultat 0-1. Ishte përsëri talenti istogas Besmir Fetahu që i'a dhuroi Istogut fitoren, pasi goli i tij në minutën e '85 e kishte vlerën e tre pikëve në ndeshjen e sotme.

Futbollistët e Istogut e deshtën shumë këtë fitore, gjatë gjithë ndeshjes u pa një angazhim i pashoqë në fushë, besuan deri në fund tek fitorja, dhe fitorja erdhi pikërisht në qastet e fundit.

Në përgjithësi ishte ndeshje e barabartë, e hapur me shumë raste shënimi. Të dyja palët patën rastet e veta, por mysafirët u treguan me këmbëngulës para portës së Lirisë.

Ndarja e ndrejtësisë nga katërshja e gjyqtarëve ishte për q'do lëvdatë, e sidomos nga gjyqtari kryesor Selim Isufi që sot ishte në nivelin e duhur.

Për Istogun kjo është fitorja e kthesës së madhe, më këto tri pikë tashmë Istogu ka rritur gjasat për mbijetesë.

 

Tashmë Istogu ka tubuar 30 pikë, renditet në pozitën e 11-të, ka vetëm 4 pikë më pak se Drenica që renditet në zonën e barazhit.

Raporti:

11' Arbër Hoxha kroson nga krahu i majtë topi shkon deri tek Selim Bajramaj i cili ndalë topin godet por topi shkon drejt e në portierin Ruxhi.

17' Adnan Maxharraj godet me kokë pas krosimi nga këndi por topi shkon mbi portën e Lirisë.

33' Liria rrezikon përmes sulmuesit Rugova, i cili tenton ta parabolojë portierin Hajrizaj por gjutja e tij përfundon mbi portë.

35' Fatlum Gashi depërton për mrekulli nga mesi i fushës godet nga 20 metra por në vend ishte portieri Ruxhi që e largon topin nga porta e tij.

44' Mbrojtësi i Lirisë, Berisha tenton të shënojë me kokë por në vend ishte portieri fantastik Hajrizaj.

57' Vendasit e fillojnë më mirë pjesën e dytë, ishte përsëri Rugova që godet fuqishëm por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

62' Përsëri rrezikon Liria, ishte mbrojtësi Berisha që godet me kokë nga afërsia por përsëri jashtë portës.

65' Portieri i Istogut bën pritje bravoroze duke e shpëtuar Istogun në dy raste, fillimisht ishte Memaj që godet nga 10 metra e më pas ishte Mehmeti që tentoi të shënoi, por asesi të mposhtet portieri Hajrizaj.

75' Dugagjin Gashi depërton në mesin e fushës godet fuqishëm nga rreth 30 metra por topin shkon shumë pranë portës së Ruxhit.

77' Përsëri Istogu në aksion, pas një kundërsulmi Dugagjin Gashi del në pozitë të mirë shënimi, por gjuajtja e tij përfundon mbi portë.

 

85' Momenti kryesor i ndeshjes, pas një kundërsulmi të organizuar mirë nga futbollistët e Istogut, topi shkon deri tek Mensur Duraku që pason për mrekulli për të riun Besmir Fetahu, më pas Fetahu doli i vetëm përballë portierit Ruxhit, dhe me gjuajtje të fortë e të saktë shënon golin e fitores 0-1, duke sjellur gëzim të madh tek futbollistët dhe stafi i Istogut.

95' Pasi kaluan edhe 5 minutat e lojës shtesë përfundon ndeshja: Liria - Istogu 0-1.