E mërkurë: Liria - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

E mërkurë: Liria - Istogu

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 29-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Të mërkurën, në stadiumin ''Përparim Thaqi'' në Prizren, me fillim nga ora 15:00, zhvillohet ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Istogut.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja palët, Liria synon vetëm fitore për ti ikur barazhit, ndërsa Istogu synon fitore për të i'u afruar sa më shumë zonës së barazhit, pasi aktualisht renditet në zonën e rënies direkt nga Superliga.



Pas javës së 28-të, Liria renditet në pozitën e 7-tëme 35 pikë të tubuara, në anën tjetër Istogu renditet e 11-ta me 27 pikë të tubuara.

Dy ndeshjet e këtij kampionati përfunduan me fitore të Lirisë, së pari në Pejë fitoi me rezultat 1-3, ndërsa në Prizren e pati fituar ndeshjen me rezultat minimal 1-0.



Gjyqtarët e ndeshjes: Selim Isufi, Erduan Baliqi, Selami Haziri, Mervan Bejtullahu



Përballjet direkte:

Liria - Istogu 1-0 (Superligë 2015-2016)

Istogu - Liria 1-3 (Superligë 2015-2016)

Istogu - Liria 1-0 ( Liga 1, 2013-2014)

Liria - Istogu 1-0 ( Liga 1, 2013-2014)

Istogu - Liria 1-0 ( kupë, 2011)

Istogu - Liria 4-0 ( Liga 1, 2007-2008)

Liria - Istogu 4-1 ( Liga 1, 2007-2008)