Istogu - Hajvalia 1-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Hajvalia 1-0 (0-0)

Istogu - Hajvalia 1-0

1-0 '91 Fetahu (ass. Duraku)



Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 700





Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kosumi, Jakup Musolli, Meriton Berisha, Hajriz Hajdari

Karton të verdhë: Dugagjin Gashi, Agron Cacaj (Is) - Liridon Leci (Ha)



Gjuajtjet: 11-12

Gjuajtjet në portë: 5-7

Kornerët: 6-7

Pozita jashtë loje: 4-4

 

Istogu: Hajrizaj, Morina, Cacaj, Shabanaj, Rama, K.Gashi, F.Gashi, D.Gashi, M.Duraku, Bajramaj (Fetahu), Bruqi (Blakaj-Hoxha).

Trajner: Besim Podrimaj.

 

Hajvalia: Tahiri, Gashi (Shabani), Leci, Dragusha (Ahmeti), Prekazi, Babaj, Zeneli, Karabegu, Hamiti, Emini (Pacolli), Da Luiz.

Trajner: Ismet Munishi

I riu Besmir Fetahu me golin e shënuar në minutat shtesë ja siguroi fitoren Istogut përballë Hajvalisë, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të Istogut.

Ishte ndeshje 'jetike' për të dyja skuadrat, vendasit synonin vetëm fitore për të qenë në hap me skuadrat tjera që po e ndjekin hap pas hapi mbijetesën, ndërsa në anën tjetër edhe Hajvalia synonte vetëm fitore për të i'u afruar sa ma shumë kreut të tabelës.

 

Ishte një ndeshje shumë e fortë, shumë korrekte nga të dyja palët, ani pse ishte ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skaudrat, në fushë u luajt vetëm futboll me sjellje shumë korrekte të futbollistëve dhe shikuesve istogas.

Raporti:

13'Dugagjin Gashi godet nga gjuajtja e lirë nga rreth 30 metra por në vend ishte portieri Tahiri.

15' Morina i vendasve godet fuqishëm por jo saktë.

28' Hajvalia rrezikon, Da Luiz godet nga afërsia por topi përfundon jashtë portës së Hajrizajt.

35' Hamiti i mysafirëve tenton të shënon, por gjuajtja e tij shkon mbi portën e Hajrizajt.

36' Dragusha godet me kokë por për mrekulli intervenon portieri i Istogut, Hajrizaj.

45' Cacaj i vendasve godet fuqishëm por gjuajtjen e tij e pret me sukses Tahiri.



54' Pacolli del i vetëm përballë portierit Hajrizaj, tenton ta parabalojë portierin por Hajrizaj me zgjuarësi intervenon dhe largon rrezikun nga porta e tij.

56' Përsëri mysafirët rrezikojnë, ishte sulmuesi Zeneli që lirohet nga një mbrojtës godet nga afërsia por përsëri në vend ishte portieri Hajrizaj, që më pritje bravoroze e shpëton Istogun.

58' Vendasit rrezikojnë, Bajramaj kroson për për disa centimetra nuk e arrinë ta godas topin F.Gashi

71' Leci tenton të shënojë me kokë, por në vend ishte i pakalueshmi Hajrizaj.

77' Hoxha i Istogut depërton nga krahu i majt godet për mrekulli por intervenon portieri Tahiri.

85' Duraku depërton nga krahu i djathtë godet por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

86' Përsëri Duraku në aksion, kësaj radhe tenton ta parabolojë portierin Tahiri, por për fat të keq të Durakut topi përfundon për disa centimetra mbi portën e Tahirit.

 

91' Vjen goli i fitores së Istogut, Duraku depërton nga krahu i djathtë pason për mrekulli për të riun Besmir Fetahu i cili me gjuajtje precize e mposhtë portierin Tahiri, për rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje: Istogu - Havalia 1-0.