E shtunë: Istogu - Hajvalia

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë: Istogu - Hajvalia

Të shtunën (30.04.2016) në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Kosovës, ku takohen Istogu dhe Hajvalia.

Kjo ndeshje transmetohet direkt në Super Sport Kosova.



Istogu aktualisht është 7 pikë larg zonës së barazhit, dhe kur

kanë mbetur edhe 6 ndeshje për tu zhvilluar istogasit nuk janë dorëzuar ende, do të kërkojnë mbijetesën deri në ndeshjen e fundit.

Të shtunën do të jetë ndeshje vendimtare për të dyja palët, në njërën anë Istogu synon vetëm fitore në këtë ndeshje për të qenë në hap me skuadrat tjera që po 'luftojnë' për mbijetesë, ndërsa në anën tjetër Hajvalia që po synon titullin e kampionit, kërkon vetëm fitore përballë Istogut, pasi që në rast që dështon edhe në këtë ndeshje atëherë Hajvalia përshëndetet nga 'lufta' për titull të kampionit.

Dy ndeshjet e para të këtij kampionati i fitoi Hajvalia, në Kizhnicë fitoi me rezultat 1-0, ndërsa në Istog fitoi me rezultat 1-3.



Të shtunën klubi jonë ka nevojë për përkrahjen tonë, andaj mos mungoni, në ora 15:00 të jeni masovikisht prezentë në stadium.



Ndeshjet direkte:

Istogu - Hajvalia 1-3 ( Superligë 2015-2016)

Hajvalia - Istogu 1-0 ( Superligë 2015-2016)

Istogu - Hajvalia 0-0 ( Superligë 2014-2015)

Istogu - Hajvalia 2-1 ( Superligë 2014-2015)

Hajvalia - Istogu 2-3 ( Superligë 2014-2015)

Istogu - Hajvalia 1-1 ( Liga 1 )

Hajvalia - Istogu 1-0 ( Liga 1 )