Feronikeli - Istogu 3-0 (2-0)

Please update your Flash Player to view content.

Feronikeli - Istogu 3-0 (2-0)

Feronikeli - Istogu 3-0 (2-0)

1-0 '3 Fidan Gërbeshi pen.

2-0 '30 Mevla Zeka

3-0 '70 Mendurim Hoti


Gjyqtarë: M.Bejtullahu. J.Musolli. F.Sekiraqa. T.Maloku.

 

Feronikeli: Neziri, Thaqi, Doshlaku, Gërbeshi, Limani, Qorri, Shabani (Maliqi), Milican, Eminhaziri, Zeka (Zhdrella).

Trajner: Afrim Tovërlani.


Istogu: Hajrizaj, Morina, Cacaj, K. Gashi, Maxharraj, Shabanaj (Rama), Duraku (Hoxha), F. Gashi, Bajramaj, D. Gashi, Zekaj (Bruqi).

Trajner: Besim Podrimaj.

Feronikeli e ka mposhtur me plotë meritë Istogun duke mposhtur me rezultat 3-0. Vendasit në pjesën e parë krijuan epërsi prej dy golave gjë që i'a lehtësuan në masë të madhe punën e tyre për pjesën e dytë.

Me këtë fitore Feronikeli e ka forcuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë, tashmë ka tubuar 56 pikë.

 

Ndërsa Istogu më këtë humbje i zvogëlon në masë të madhe gjasat për të mbijetuar në Superligë.

Raporti:

 

3′ Feronikeli ka kaluar në epërsi me golin e Fidan Gërbeshit nga penalltia, 1:0.

14′ Goditje fantastike nga më se 30 metra nga Fatlum Gashi, por Flamur Neziri intervenon për mrekulli.

24′ Mevlan Zeka gjen bukur Mendurim Hotin, i cili godet mbi portë.

 

30′ Gjakovari Zeka i pandalshëm për mysafirët, del përballë portieri mysafir dhe shënon për 2:0.

58′ Feronikeli godet shtyllën. Livoreka harkon bukur, Hoti me kokë qëllon shtyllën e majtë.

63′ Portieri Flamur Neziri ndalë një sulm të mysafirëve

 

70′ Me t’u inkuadruar në lojë, në prekjen e parë, Mentor Zhdrella, asiston për Mendurim Hotin dhe 3:0.