Istogu - Llapi 2-0 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Llapi 2-0 (1-0)

Istogu - Llapi 2-0 (1-0)

1-0 '17 Selim Bajramaj (ass. F.Gashi)

2-0 '81 Agron Bruqi



Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 700



Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kosumi, Safet Berisha, Selami Haziri, Selim Isufi.

Karton të verdhë: Enis Velia, Fatlum Gashi, Drilon Shabanaj, Selim Bajramaj (Is)

 

Gjuajtjet: 12-6

Gjuajtje në portë: 7-3

Pozita jashtë loje: 2-2

Kornerët: 5-3

Istogu: Enis Velia, Besnik Morina, Agron Cacaj, Drilon Shabanaj, Adnan Maxharraj, Kushtrim Gashi, Dugagjin Gashi (c), Fatlum Gashi, Mensur Duraku (Malsor Blakaj), Arbër Hoxha (Agron Bruqi), Selim Bajramaj (Besmir Fetahu).

Trajner: Besim Podrimaj


Llapi: Afrim Ademi, Viktor Kuka, Dardan Jashari, Egzon Sinani, Ilir Blakqori, Hamdi Namani (Mergim Boshnjaku), Edon Zeqiri, Visar Zogiani (Egzon Qerimi), Rilind Neziri (Enis Zabërgja), Alban Mavriqi, Benjamin Emini (c).

Trajner: Tahir Batatina

Istogu ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Llapit, të cilën e mposhti me plotë meritë me rezultat 2-0. Gjatë gjithë ndeshjes ishte Istogu që dominoi plotësisht në fushë, duke e kontrolluar në tërësi këtë ndeshje. Futbollistët e Istogut të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të kësaj ndeshje, ata që nga fillimi u angazhuan maksimalisht dhe u vërsulen drejt portës së Ademit, duke kërkuar vetëm fitore në sfidën e sotme përballë Llapit.

Në anën tjetër Llapi gjatë gjithë ndeshjes krijoi vetëm dy raste të mira shënimi dhe kështu me lojën që e tregoi sot në fushë skuadra e Llapit nuk meritoi më shumë .

 

Më këtë fitore Istogu i ka rritur shpresat për të mbijetuar në Superligë, aktualisht renditet e 11-ta në tabelë me 24 pikë të tubuara.

Raporti:

4' Fatlum Gashi nga 20 metra godet por topin shkon drejt e në portierin Ademi.

17' Fatlum Gashi kroson nga gjuajtja e lirë nga krahu i djathtë për mrekulli Selim Bajramaj godet saktë me kokë dhe mposhtë portierin Ademi, për epërsin e Istogut 1-0 .

18' Mysafirët godasin shtyllën pingule, ishte Edon Zeqiri që godet nga 18 metra mirëpo topin përfundon në shtyllën pingule të portierit Velia.

40' Përsëri vendasit rrezikojnë, ishte Selim Bajramaj që sot ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, del në pozitë të mirë shënimi por goditja e tij nga 18 metra përfundon për disa centimetra mbi portën e Ademit.



50' Pjesën e dytë e fillojnë furishëm vendasit, Selim Bajramaj nga krahu i majt depërton dhe godet fuqishëm por intervenon me sukses portieri Ademi.

62' Eni Zabërgja depërton nga krahu i majtë godet por topi përfundon jashtë portës.

70' Fatlum Gashi kalon një futbollistë del në pozitë të mirë shënimi godet fuqishëm por përsëri në vend ishte portieri Ademi që intervenon me sukses.

71' Mbrojtësi Besnik Morina depërton fellë në zonën e Llapit godet fuqishëm por topin shkon mbi portën e Ademit.

81' Selim Bajramaj depërton nga krahu i majtë godet nga afërsia portieri Ademi reagon duke e larguar topin vetëm deri tek Agron Bruqi i cili nga afërsia godet saktë me kokë për ta dyfishuar epërsinë e Istogut në 2-0.

88' Ilir Blakqori depërton nga krahu i djathtë futet në zonën e rreptësisë godet por intervenon me sukses portieri vendas Enis Velia.

94' Pasi kaluan edhe 4 minutat shtesë gjyqtari kryesor Besfort Kosumi jep shenjë për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Llapi 2-0.