Istogu i pakënaqur me përforcimet nga Kongo, sot i kthej mbrapa për në vendlindjen e tyre

Please update your Flash Player to view content.

Istogu i pakënaqur me përforcimet nga Kongo, sot i kthej mbrapa për në vendlindjen e tyre

Tri përforcimet nga Kongo u transferuan në Istog me bujë të madhe në afatin e Janarit. Këta tre futbollistë shiheshin si 'shpëtimtarë' për Istogun, në luftën e saj për mbijetesë në Superligën e Kosovës.

Pas 5 javë qëndrimi në Istog, sot në mëngjes fubollistët afrikanë (dy) u nisën për në Kongo, në përjashtim të sulmuesit Hemedi Victor i cili do të provohet tek një skuadër tjetër kosovare.

Premtimet e mëdha nga menaxheri i tyre z.Luan Ahmetaj që këta futbollistë janë shumë kualitativë dhe do ti ndihmonin shumë Istogut, ishin vetëm fjalë boshe, pasi që në realitet ndodhi krejt e kundërta.



Sulmuesi Hemedi Victor u paraqit në të gjitha ndeshjet për Istogun, por paraqitjet e tij nuk e kënaqen as kryesinë e as trajnerin e Istogut.

Sulmuesi tjetër Jeancy u paraqit vetëm në një ndeshje, ndërsa në tri ndeshje u paraqit në ekipin e juniorëve të Istogut, por as tek juniorët nuk tregoi formë të lartë.

Ndërkaq mbrojtësi që erdhi i fundit në Istog, Jean Pierre nuk u paraqit në asnjë ndeshje për ekipin e parë, u paraqit në vetëm 4 ndeshje për juniorët e Istogut, duke treguar lojë mesatare por asesi nuk bindi që ky futbollistë mund të paraqitet me sukses në ekipin e parë.



Me këtë situatë padyshim që të zhgënjyer jemi të gjithë, por më i zhgënyjeri është menaxheri i klubit të Istogut, Faton Bytyçi, i cili i besoi së tepërmi menaxherit Luan Ahmetaj dhe në fund u zhgënyje me të.



'' Menaxheri i tyre z.Luan Ahmetaj na pati premtuar se në Istog do të vijnë tre futbollistë shumë kualitativë, por pas vetëm 5 javë qëndrimi ne jemi shumë të pakënaqur me lojërat e treguara nga këta futbollistë dhe kështu që kemi vendosur që ti kthejmë në Kongo. Sjellja e menaxherit të tyre Ahmetaj është për ç'do kritikë dhe është e pakuptueshme për ne. I bëj apelë FFK dhe klubeve kosovare që të kenë kujdes me këtë menaxher pasi që sjelljet e tij nuk janë aspak profesionale dhe nuk i qëndron asnjeherë pas fjalëve të tij.

Këta tre futbollistë për këto 5 javë qëndrimi në Istogu na kanë kushtuar pak si tepër, dhe normalisht me këto shpenzime kaq të mëdha , ne si klub kemi pritur shumë nga këta futbollistë, por tash në fund jemi shumë të zhgënjyer. Me këto shpenzime të mëdha për këta tre futbollistë, kemi mundur shumë lehtë që ti angazhojmë 5 futbollistë kualitativë nga Superliga e Kosovës.

Klubi i Istogut i falendëron tre futbollistët nga Kongo, për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe për klubin tonë. I dëshiron shumë suksese në karrierën e tyre dhe q'do të mirë në jetë.

Në tërë këtë situatë doli që më i sinqerti të jetë menaxheri kosovar z.Vedat Bajrami, i cili gjatë gjithë kohës ishte në kontakt me ne dhe u tregua shumë i sinqertë më klubin tonë. Andaj e falendërojmë menaxherin z.Vedat Bajrami për një punë të madhe që e ka bërë rreth këtyre tri transferimeve '' tha ndër të tjera menaxheri i Istogut, z.Faton Bytyçi .



 

Në fund menaxheri i klubit z.Faton Bytyçi deklaroi së Istogu do të luftojë deri në ndeshjen e fundit për të mbijetuar në Superligë.