E shtunë: Istogu - Llapi

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë: Istogu - Llapi

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 26-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja Istogu - Llapi, zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, me fillim nga ora 15:00 .

Istogu që po 'lufton' më të gjitha forcat për të mbijetuar në Superligë, të shtunën synon vetëm fitore përballë Llapit.

Aktualisht Istogu është 5 pikë larg nga pozita e 10-të.

Të shtunën Istogun e pret një ndeshje mjaft e vështirë, pasi përballet me një skuadër të fortë siq është Llapi, por duke pasur parasysh lojën që po tregon Istogu në këto tri ndeshjet e fundit atëherë mund të presim që të shtunën pikët e plota të mbesin në Istog.

Në anën tjetër Llapi renditet e 3-ta në tabelë, por që ka humbur gjasat për titull, pasi që është plotë 10 pikë larg nga pozita e parë.



Kjo ndeshje është 'treni' i fundit për Istogun, andaj klubi jonë ka nevojë të madhe për përkrahjen tonë.

Ftoheni që të shtunën masovikisht të jeni prezentë në stadium, së bashku mund të i'a dalim.



Përballjet direkte:

Llapi - Istogu 5-0 (Superligë)

Istogu - Llapi 0-1 (Superligë)

Llapi - Istogu 4-0 ( Liga 1 )

Istogu - Llapi 0-0 (kupë, 4-3 pas penalltive)

Istogu - Llapi 2-2 ( Liga 1 )

Istogu - Llapi 2-3 ( Liga 1 )

Llapi - Istogu 1-2 ( Liga 1 )

Istogu - Llapi 1-0 ( Liga 1 )

Llapi - Istogu 3-2 ( Liga 1 )

Llapi – Istogu 2-0 ( Liga 1 )

Istogu – Llapi 0-0 ( Liga 1 )

Istogu – Llapi 1-0 ( Liga 1 )

Llapi – Istogu 1-0 ( Liga 1 )

Istogu - Llapi 3-0 ( Liga 1)

Llapi - Istogu 0-5 ( Liga 1 )