KF Gjilani - KF Istogu 1-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

KF Gjilani - KF Istogu 1-0 (0-0)

Gjilani - Istogu 1-0

1-0 '47 Egzon Shabani



Gjilani: Kaçiu, Y. Kastrati, A. Hyseni, Jamal, E. Hyseni, Shala, Kera, Shabani, Haxhimusa, Rexhepi, Rusi.

Trajner: Jetullah Arifi.



Istogu: Hajrizaj, Morina, Cacaj, Maxharaj, Shabanaj (Rama), K. Gashi, Hemedi (Hoxha), Bajramaj, F. Gashi, D. Gashi, Duraku (Bruqi).

Trajner: Besim Podrimaj



Istogu dominoi gjatë tërë ndeshjes sot përballë Gjilanit, topin e kishte në pronësi në shumicën e kohës, krijoi shumë raste për shënim, por mos konkretizimi i rasteve nga ana e futbollistëve të Istogut në fund i'u hakmorr duke pësuar humbje nga Gjilani me rezultat 1-0. Gjilani gjatë tërë ndeshjes krijoi vetëm një rast shënimi dhe atë e konkretizoi në gol.

Futbollistët e Istogut sot ishin superiorë përballë atyre të Gjilanit, por fati sot nuk ishte në anën e istogasve të cilët u mposhtën pa meritë sot në Gjilan.

Pa dyshim heroi i Gjilanit sot ishte portieri fantastik Kaqiu, që gjatë gjithë ndeshjes bëri pritje bravoroze.

Me këtë humbje Istogu ja vështirësoi shumë punët në luftën për mbijetesë, pasi që tani është 5 pikë larg pozitës së 10-të.



Në pjesën e parë futbollistët e Istogut lëshuan hiq më pak se 5 raste të volitshme për shënim.

Rastin e parë e pati Bajramaj që godet fuqishëm por topi ndalet nga shtylla e portieri Kaqiu.

Në minutën e '35 vjen rasti më i mirë për Istogun, sulmuesi Hemedi del i vetëm përballë portierit, por gjuajtjen e tij e ndal me sukses portieri Kaiqu.

Mbrojtësi Morina tenton nga afërsia të shënon por gjuajtja e tij shkon jashtë portës së Gjilanit.

Në minutën '43 Arbër Hoxha pati rast të mirë shënimi por gjuajtjen e tij e ndali përsëri i pamposhturi Kaqiu.

Krejt në fundin e pjesës së parë Fatlum Gashi godet nga largësia por jo saktë.



Ende pa kaluar dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë vendasit shënojnë në sulmin e vetëm të tyre të rrezikshëm sot përballë Istogut, ishte Egzon Shabani që me gjuajte të fortë dhe të saktë mposhtë Hajrizajn për rezultatin 1-0.

Ishte një 'dush' i ftoftë për istogasit ky gol i pësuar, pasi që Istogu dominonte plotësishtë në fushë.

Dugagjin Gashi nga 30 metra godet fuqishëm por me maje të gishtave portieri Kaqiu e devijon topin për mbi portën e tij.

I inkuadruari në pjesën e dytë Bruqi godet për mrekulli me kokë por edhe njëherë del në skenë portieri Kaqiu që nga vija fatale e largon topin.

Në minutat shtesë, përkatësisht në minutën e '93 Selim Bajramaj nga afërsia gjindet në pozitë të mirë shënimi, por gjuajtja e tij me 'gërshërë' përfundon jashtë portës së Kaqiut.

 

Pasi kaluan edhe 4 minutat e lojës shtesë gjyqtari Selim Isufi jep sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Gjilani - Istogu 1-0.