Java 25: Gjilani - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 25: Gjilani - Istogu

Istogu ndeshjen e radhës e zhvillon në Gjilan, ku do të përballet me skuadrën e Gjilanit, në kuadër të javës së 25-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Ndeshja: Gjilani - Istogu, zhvillohet të dielën, në stadiumin e qytetit në Gjilan, duke filluar nga ora 14:00.

Istogu pas fitores përballë Besës në javën e fundit, i janë ringjallur përsëri shpresat për mbijetesë. Andaj të dielën fubollistët e Istogut janë më se të motivuar që përballë Gjilanit të angazhohen maksimalisht për tu kthyer nga Gjilani me rezultat pozitiv.

Në anën tjetër Gjilani aktualisht është në një seri të zezë, ku në 4 ndeshjet e fundit ka pësuar 4 humbje, renditet e 6-ta në tabelë me 36 pikë të tubuara, tashmë shpresat për titull veq i ka humbur, pasi që është 11 pikë larg Feronikelit.



Në dy ndeshjet e para të këtij edicioni, shënuan fitore skuadrat vendase. Në Pejë pati fituar Istogu me rezultat 1-0, ndërsa në Gjilan pati fituar Gjilani me rezultat 2-1.



Gjilani si vendas: 6 fitore, 3 barazime, 3 humbje.

Istogu si mysafirë: 0 fitore, 1 barazim, 11 humbje.

Ka ardhur koha që Istogu të nxjerrë pikë si mysafirë, e kjo vjen pikërisht në kohën kur Istogut i nevojiten pikët më shumë së kurrë.



Gjyqtarët e ndeshjes: Selim Isufi, Lumturie Muhadri, Ramadan Hyseni, Artan Tahiri



Përballjet direkte:

Gjilani - Istogu 2-1 (Superligë )

Istogu - Gjilani 1-0 (Superligë )

Istogu - Gjilani 0-0 ( Liga 1 )

Gjilani - Istogu 1-1 ( Liga 1 )

Gjilani - Istogu 1-0 ( Liga 1 )

Istogu - Gjilani 1-0 ( Liga 1 )

Istogu - Gjilani 2-2 ( Liga 1 )

Gjilani - Istogu 3-0 ( Liga 1 )

Istogu - Gjilani 2-2 ( Superligë )

Gjilani - Istogu 3-0 ( Superligë )