Java 24: Istogu - Besa 1-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Java 24: Istogu - Besa 1-0 (0-0)

Istogu - Besa 1-0 (0-0)

1-0  69' Fatlum Gashi



Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 700

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Nazmi Rraci, Safet Berisha, Gëzim Mehmeti, Selim Isufi

Karton të verdhë: Kushtrim Gashi (Is) - Fitim Kasapi, Fisnik Papuqi (Be)

 

Gjuajtjet: 9-5

Gjuajtje në portë: 4-2

Kornerët: 1-1

Pozita jashtë loje: 1-2

Istogu: Valmir Hajrizaj, Besnik Morina (46' Kadri Kastrati), Agron Cacaj, Adnan Maxharraj, Drilon Shabanaj (60' Landrit Rama), Kushtrim Gashi, Mensur Duraku, Agron Bruqi, Fatlum Gashi, Selim Bajramaj, Hemedi Victor (55' Arbër Hoxha)

Trajner: Besim Podrimaj

 

Besa: Valmir Bytyqi, Përparim Osmani, Fisnik Papuqi, Florent Papuqi, Dejan Damjanoviq, Diar Miftaraj, Albert Dabiqaj, Florent Qorraj, Fitim Kasapi, Egzon Gashi (50' Fatih Karahoda), Kastriot Rexha

Trajner: Arbnor Morina

Fatlum Gashi me një gol të bukur të realizuar në minutën e 69' të ndeshjes ja siguroi një fitore të madhe Istogut përballë një kundërshtari shumë të fortë siq është Besa e Pejës.

Mbrenda 20 ditëve Istogu e mposhti dy herë Besën e Pejës, në të dyja ndeshjet fitoi Istogu me rezultat 1-0.

Me këto tri pikë të arkëtuara sot, skuadra e Istogut futet seriozisht në 'betejën' e mbijetesës. Aktualisht renditet e fundit në tabelë, ka tubuar 21 pikë, nga pozita e 10-të e ndajnë vetëm 4 pikë.

Istogu ndeshjen kundër Besës e filloi e hendikepuar pa lojtarin kyq Dugagjin Gashi, i cili mungoi për shkak të 5 kartonave të verdhë, në anën tjetër Besa e Pejës sot ishte e kompletuar pa asnjë mungesë.

Trajneri Besim Podrimaj debutoi para shikusve istogas me fitore.

Sot të gjithë futbollistët e Istogut u angazhuan maksimalisht, për angazhimin e tyre të pashoqë në fushë meritojnë shumë lëvdata.

 

Ndeshjen që nga fillimi e dominoi skuadra e Istogut, duke krijuar shumë raste për shënim.

Raporti:

2' Fatlum Gashi godet për mrekulli nga 18 metra por intervenon në mënyrë mjeshtërore portieri mysafirë Bytyqi, duke e shpëtuar portën e tj.

25' Kushtrim Gashi me një goditje të fortë nga rreth 20 metra tenton të shënojë, por gjuajtja e tij përfundon mbi portën e Bytyqit.

39' Mensur Duraku depërton në krahun e majtë kroson dhe Selim Bajramaj kur po përgaditej të godiste nga afër ishte mbrojtësi Fisnik Papuqi që mjeshtërisht e largoi rrezikun para portës së Besës.

40' Selim Bajramaj ndalet në mënyrë të palejuar mbrenda zonës së rreptësisë nga një mbrojtës pejan, por për qudi gjyqtari Nazmi Rraci nuk akordon penallti për Istogun.

58' Florent Qorraj nga krahu i majtë nga afërsia godet por topin prek rrjetën e jashtme të portës së Hajrizajt.

65' Rasti më i mirë për Besën, Rexha pason për mrekulli për Fatih Karahodën që del i vetmuar përballë portierit Hajrizaj, por gjuajtjen e fortë të Karahodës për mrekulli e ndal Hajrizaj që e largon rrezikun nga porta e tij.

 

69' Fatlum Gashi fiton një top në mesfushë, niset i vetëm në sulm, kalon një lojtarë dhe me gjuajtje të saktë dhe të fortë nga rreth 20 metra shënon një gol të bukur, duke e kaluar Istogun në epërsi 1-0.

82' Përsëri Fatlum Gashi shumë afër golit, nga 20 metra godet fuqishëm por kësaj radhe intervenon portieri Bytyqi me sukses, duke e larguar rrezikun nga porta e tij.

93' Gjyqtari Nazmi Rraci jep fishkëllimen e fundit të ndeshjes: Istogu - Besa 1-0.