E mërkurë: Istogu - Besa

Please update your Flash Player to view content.

E mërkurë: Istogu - Besa

Gjatë kësaj mesjave zhvillohen ndeshjet e javës së 24-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i rrafshit të Dukagjinit: Istogu - Besa, zhvillohet të mërkurën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, me fillim nga ora 14:00.

Istogu pas javës së 23-të renditet e fundit në tabelë me 18 pikë të tubuara, por kjo skuadër asesi nuk do të dorëzohet në 'betejën' për mbijetesë, dhe deri në javën e fundit kjo skuadër do të mundohet me të gjitha forcat që ti ikë largimit direkt nga Superliga.

 


Istogu në këtë ndeshje synon pikët e plota, para dy javëve Istogu e mposhti Besën me rezultat 1-0.

Në anën tjetër Besa renditet në pozitën e 4-të me 36 pikë, 8 pikë larg vendit të parë.



Gjyqtarët e ndeshjes: Nazmi Rraci, Safet Berisha, Gëzim Mehmeti, Selim Isufi



Në 8 përballjet e fundit ndërmjet Istogut dhe Besës, asnjë ndeshje nuk ka përfunduar me barazim, ndërsa të gjitha ndeshjet kanë përfunduar me vetëm një gol diferencë.

Besa ka 5 fitore, ndërsa Istogu 3 fitore.



Përballjet direkte:

Istogu - Besa 1-0 (Superligë 2015 - 2016)

Besa - Istogu 1-0 (Superligë 2015 - 2016)

Besa - Istogu 1-0 (Superligë 2014 - 2015)

Besa - Istogu 2-1 (Superligë 2014 - 2015)

Istogu - Besa 1-2 (Superligë 2014 - 2015)

Istogu - Besa 2-1 (Kupë 2011)

Besa - Istogu 2-1 (Superligë 2008 - 2009)

Istogu - Besa 1-0 (Superligë 2008 - 2009)