Trepça '89 - Istogu 1-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Trepça '89 - Istogu 1-0 (0-0)

Sot në stadiumin ''Riza Lushta'' në Mitrovicë u zhvillua ndeshja ndërmjet Trepçës '89 dhe Istogut. Me golin e vetëm të shënuar nga Fiton Hajdari skuadra e Trepçës '89 arkëtoi pikët e plota nga kjo përballje.

Të dyja skuadrat shfaqen lojë mesatare, nuk munguan rastet e mira për shënim në të dyja anët.

Istogu ani pse pësoi humbje, sot shfaqi njërën prej ndeshjeve më të mira këtë sezonë, me pak fat në fundin e ndeshjes shumë lehtë kanë mundur ta barazonin rezultatin.

Sot ndarja e drejtësië nga treshja e gjyqtarëve, e sidomos nga gjyqtari kryesor Luetrim Mustafa ishte për ç'do lavdatë.



Në pjesën e parë u zhvillua një lojë e barabartë, kur po zhvillohej minuta e '16 Idrizi i vendasve e godet shtyllën e portierit Hajrizaj.

Disa minuta më vonë Istogu rrezikon përmes të riut Arbër Hoxha që depërton nga krahu godet por topi shkon jashtë portës.

Përsëri vendasit godasin shtyllën, kësaj radhe ishte sulmuesi Adeleke që goditi shtyllën, kur po zhvillohej minuta e '31 e ndeshjes.

Vendasit kalojnë në epërsi në minutën e '57 kur nga afërsia Fiton Hajdari me goditje të saktë dhe të fortë mposhtë portierin Hajrizaj, 1-0.

Istogu tentoi ta barazoi rezultatin nëpërmjet sulmuesit Victor që nuk u gjindë si duhet para portës së Beqirit.

 

Kur po zhvillohej minuta e '92 e ndeshjes Istogu për pak nuk e barazoi rezultatin, pas një krosrimi në zonën e rreptësis ishte mbrojtësi Rama që nga afërsia nuk e arriti topin për disa centimetra për ta goditur.