Java 23: Trepça '89 - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 23: Trepça '89 - Istogu

Këtë vikend starton faza e tretë e garave, gjatë këtij vikendi do të zhvillohen ndeshjet e javës së 23-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja Trepça '89 - Istogu, zhvillohet të dielën, në stadiumin ''Riza Lushta'' në Mitrovicë, me fillim në ora 14:00.


Trepça '89 aktualisht renditet në pozitën e 6-të me 32 pikë të tubuara, ka pak gjasa për titull pasi që është 9 pikë larg kreut të tabelës.

Në anën tjetër Istogu renditet e fundit në tabelë me 18 pikë të tubuara, istogasit nuk janë dorëzuar ende në betejën për mbijetesë dhe besojnë shumë që të dielën do të kthehen me rezultat pozitiv nga Mitrovica.


Nga zona e barazhit Istogu është larg 6 pikë, një fitore eventuale e Istogut të dielën, dhe një humbje eventuale e Dritës nga Llapi, atëherë Istogu do ti afrohej Dritës në vetëm 3 pikë, plus duhet theksuar se ndeshjen direkte me Dritën, Istogu e zhvillon para shikuesve të vet.





Përballjet direkte:

Istogu - Trepça '89 0-2 (Superligë 2015-2016)

Trepça '89 - Istogu 4-0 (Superligë 2015-2016)

Trepça '89 - Istogu 2-3 (Superligë 2014-2015)

Istogu - Trepça '89 1-0 (Superligë 2014-2015)

Trepça '89 - Istogu 4-3 (Superligë 2014-2015)

Istogu - Trepça '89 0-2 (Liga I 2009-2010)

Trepça '89 - Istogu 3-0 (Liga I 2009-2010)

Istogu - Trepça '89 0-0 (Superligë 2008-2009 )

Trepça '89 - Istogu 1-0 (Superligë 2008-2009)