Zyrtare: Besim Podrimaj emërohet trajner i ri i Istogut

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Besim Podrimaj emërohet trajner i ri i Istogut

Nga sot trajner i ri i Istogut do të jetë Besim Podrimaj.

Pas dorëheqjes së trajnerit Genc Hoxha, kryesia e klubit ka vendosur që ta emëroj trajner të ri të Istogut, Besim Podrimajn.

Trajneri Besim Podrimaj e ka pranuar këtë detyrë mjaft të vështirë, duke e ditur pozitën në të cilën gjendet Istogu për momentin. 
Besim Podrimaj edhe më herët ishte trajner i Istogut për 4 vite me radhë, suksesin më të madh trajneri Podrimaj e pati në vitin 2014 ku arriti që Istogun ta inkuadron në Superligë.
Së fundmi ishte trajner i Juniorëve të Istogut.

Stërvitjen e parë futbollistët e Istogut të udhëhequr nga trajneri Besim Podrimaj do ta zhvillojnë sot në ora 16:00, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog.

 

I urojmë mirëseardhje trajnerit Besim Podrimaj në klubin tonë.