Zyrtare: Genc Hoxha jep dorëheqje nga Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Genc Hoxha jep dorëheqje nga Istogu

Sot edhe zyrtarisht trajneri Genc Hoxha ka ofruar dorëheqjen nga posti i trajnerit të Istogut. Dorëheqjen e tij e ka aprovuar kryesia e klubit, kështu që nga sot Genc Hoxha nuk do të jetë më trajner i Istogut.

Sot në ambientet e klubit trajneri Genc Hoxha u përshendet me lojtarët, stafin dhe kryesin e klubit.

Trajneri Genc Hoxha i falënderoi lojtarët, stafin dhe kryesin e klubit për korrektesinë e tyre, sjelljet e tyre profesionale, si dhe bashkëpunimin e mirë gjatë këtyre 9 muajve sa qëndroi Genc Hoxha në krye të Istogut.

Klubi futbollistik Istogu e falënderon trajnerin Genc Hoxha për kontributin e tij, sa ishte pjesë e klubit.

 

Faleminderit Genc Hoxha.
Shumë suksese.