Java 22: Vushtrria - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 22: Vushtrria - Istogu

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 22-të (e fundit për fazën e dytë) në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i mbijetesës zhvillohet në Vushtrri, ku do të përballen dy skuadrat e fundit, Vushtrria dhe Istogu.

Ndeshja Vushtrria - Istogu, zhvillohet të dielën, në stadiumin ''Ferki Aliu'' në Vushtrri, duke filluar nga ora 14:00 .

Kjo ndeshje është vendimtare për fatin e të dyja palëve, pasi që të dyja skuadrat kanë nga 18 pikë, dhe ekipi që e fiton këtë ndeshje do të futet në 'valle' me ekipet tjera që po luftojnë për mbijetesë.

Vushtrria po ka probleme të shumta financiare dhe e ka shumë të vështirë që të mbijetojë sivjet në Superligë. Në anën tjetër Istogu që është ndër ekipet më të organizuara dhe me stabilitetin më të lartë financiar, sivjet ka hasur në rezultate të papritura, e që askush në fillim të këtij edicioni nuk ka besuar që Istogu do të jetë në pozitën e fundit.


Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe 12 ndeshje, andaj Istogu me një fitore eventuale të dielën pëballë Vushtrrisë, do ti rriste shumë gjasat për mbijetesë.

Futbollistët e Istogut të dielën do të japin gjithqka nga vetja e tyre, në mënyrë që nga Vushtrria të dielën të kthehen me tri pikë.



Në javën e fundit Istogu shënoi fitore të madhe përballë Besës me rezultat 1-0. Në anën tjetër Vushtrria pësoi humbje nga Feronikeli me rezultat 1-0.



Ndeshja e parë e zhvilluar në vjeshtë, pati përfunduar me fitore të thellë të Istogut, me rezultat 4-0.



Përballjet direkte:

Istogu - Vushtrria 4-0 (Superligë 2015 - 2016)

Istogu - Vushtrria 2-0 (Superligë 2014 - 2015)

Istogu - Vushtrria 1-2 (Superligë 2014 - 2015)

Vushtrria - Istogu 5-0 (Superligë 2014 - 2015)

Istogu - Vushtrria 0-0 (Liga 1 2011 - 2012)

Vushtrria - Istogu 0-0 (Liga 1 2011 - 2012)

Istogu - Vushtrria 1-0 (Liga 1 2010 - 2011)

Vushtrria - Istogu 3-2 (Liga 1 2010 - 2011)

Vushtrria - Istogu 3-1 (Superligë 2008 - 2009)

Istogu - Vushtrria 2-1 (Superligë 2008 - 2009)