KF Istogu - KF Besa 1-0 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

KF Istogu - KF Besa 1-0 (1-0)

Istogu - Besa 1-0 (1-0)

1-0 '43 Arbër Hoxha



Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 1 300

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Burim Jahmurataj, Safet Berisha, Meriton Berisha, Artan Tahiri

 

Karton të verdhë: Drilon Shabanaj, Rinor Kuqi, Adnan Maxharraj, Agron Cacaj, Fatlum Gashi, Hemedi Victor, Valmir Hajrizaj (Ist) - Donart Sheqerolli, Fatih Karahoda (Be)

 

Gjuajtjet: 9-5

Gjuajtjet në portë: 4-2

Kornerët: 7-2

Pozita jashtë loje: 2-2

Istogu: Valmir Hajrizaj, Rinor Kuqi (Besnik Morina), Agron Cacaj, Drilon Shabanaj (Adnan Maxharraj), Landrit Rama, Dugagjin Gashi, Fatlum Gashi, Kushtrim Gashi, Mensur Duraku (Besmir Fetahu), Arbër Hoxha, Hemedi Victor

Trajner: Genc Hoxha

Besa: Valmir Bytyqi, Përparim Osmani, Fisnik Papuqi, Dejan Damjanoviq, Edmond Kuqi, Florent Qorraj, Donart Sheqerolli, Elvis Hysenaj (Genis Kastrati), Erblind Mulaj (Leutrim Gashi), Fatih Karahoda, Egzon Gashi (Ditëlind Reshiti)

Trajner: Arbnor Morina

Në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, në praninë e rreth 1 300 spektatorëve, Istogu e ka mposhtur me plotë meritë Besën e Pejës, të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores e realizoi i riu Arbër Hoxha, që njëheritë ishte edhe lojtari më i dalluar në fushë.

Hoxha sot ishte i pandalshëm nga mbrojtja pejane, në fundin e pjesës së parë pas nja solo aksioni të tij shënojë një euro gol nga rreth 20 metra, duke i sjellur Istogut pikët e plota nga kjo përballje mjaft e vështirë.

 

Më këtë fitore Istogut i'u rriten shpresat për mbijetesë, aktualisht ka 18 pikë, sa ka edhe Vushtrria që renditet e 11-ta në tabelë, ndërsa Prishtina renditet e 10-ta me 21 pikë.

.

Raporti:

'3 Karahoda godet me kokë pas një krosimi nga këndi por topi shkon mbi portën e Hajrizajt.

14' Rasti më i mirë për Istogun, pas një tollovie në zonën e Besës topi shkon deri tek sulmuesi Victor i cili nga afërsia godet jashtë portës.

43' I pandalshmi Arbër Hoxha depërton nga krahu i majtë dhe me goditje të fortë dhe të saktë nga 20 metra shënon një euro gol, duke e kaluar Istogun në epërsi 1-0.

'52 F.Gashi kroson me kokë për mrekulli shkëputet Duraku dhe godet saktë me kokë duke shënuar gol, por goli anulohet nga gjyqtari anësor Safet Berisha për shkak të pozitës jashtë loje.

'53 Përparim Osmani godet fuqishëm nga 18 metra por për mrekulli intervenon portieri Hajrizaj duke e devijuar topin jashtë portës së tij.

65' Mbrojtësi i majtë Agron Cacaj depërton nga krahu i majtë godet fuqishëm drejt e në portën e Besës, por ishte portieri me përvojë Bytyqi që eviton rrezikun nga porta e tij.

88' Pas një bashkëveprimi të bukura nga dy të rinjët Hoxha dhe Fetahu, ky i fundit del në pozitë të mirë godet por gjuajtja e tij shkon jashtë portës së Bytyqit.

'89 Hoxha përsëri në aksion, e shëtit mbrojtjen e Besës por në fund gjuajtja e tij ishte e pasaktë dhe përfundon skajë shtyllës pingule.

'90+2 Arbër Hoxha përsëri në rast të mirë, pas një kundërsulmi të Istogu, Hoxha nga afërsia godet por përsëri intervenon me sukses portieri Bytyqi.

90+4' Pasi kaluan edhe tre minutat shtesë të lojës gjyqtari kryesor Burim Jahmurataj jep sinjalizimin për përufndimin e ndeshjes: Istogu - Besa 1-0.