E shtunë: Istogu - Besa

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë: Istogu - Besa

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi i rrathshit të Dukagjinit: Istogu - Besa, zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar nga ora 13:30.

Ndeshja Istogu- Besa, gjithmonë ka pasur interesim të madh nga shikuesit, pasi kjo përballje njihet edhe si Derbi lokalë, pasi përballen dy klube që vijnë nga dy qytete që janë të afërta.



Istogu të shtunën synon që ti arkëton pikët e plota nga kjo përballje mjaft e vështirë. Kjo ndeshje për Istogun është: të jesh apo mos të jesh. Pasi që nga kjo ndeshje nvaret shumë në vazhdimin e garave për Istogun. Në rast se Istogu shënon fitore atëherë do ti kishte 18 pikë, dhe do të ishte në hap me skuadrat tjera që po luftojnë për mbijetesë. Ndërsa në rast të dështimit të Istogut atëherë do të zvogëloheshin shumë gjasat për të mbijetuar në Superligë.



Ndeshja e parë e stinorit vjeshtorë e zhvilluar në Pejë pati përfunduar me fitore minimale të Besës, me rezultat 1-0.



Të shtunën Istogun e pret një ndeshje shumë e rëndësishme dhe mjaft e vështirë, kështu që klubi jonë si asnjeherë më parë ka nevojë për përkrahjen tonë.



Gjyqtarët e ndeshjes: Burim Jahmurataj, Safet Berisha, Meriton Berisha, Artan Tahiri



Përballjet direkte:

Besa - Istogu 1-0 (Superligë 2015 - 2016)

Besa - Istogu 1-0 (Superligë 2014 - 2015)

Besa - Istogu 2-1 (Superligë 2014 - 2015)

Istogu - Besa 1-2 (Superligë 2014 - 2015)

Istogu - Besa 2-1 (Kupë 2011)

Besa - Istogu 2-1 (Superligë 2008 - 2009)

Istogu - Besa 1-0 (Superligë 2008 - 2009)