Llapi - Istogu 5-0 (3-0)

Please update your Flash Player to view content.

Llapi - Istogu 5-0 (3-0)

Llapi - Istogu 5-0

1-0 '30 Kushtrim Shabani

2-0 '33 Visar Zogiani

3-0 '40 Ilir Blakqori

4-0 '65 Benjamin Emini

5-0 '83 Viktor Kuka



Stadiumi në Merdarë

Shikues rreth 500



Gjyqtarët e ndeshjes: Nazmi Rraci, Fatmir Abrashi, Ramadan Hyseni, Arben Halilaj

Karton të verdhë: Benjamin Emini (Ll) - Dugagjin Gashi, Landrit Rama, Hamedi Victor (Is)

 

Llapi: Afrim Ademi, Viktor Kuka, Ilir Blakqori, Dardan Jashari, Egzon Sinani, Hamdi Namani, Kushtrim Shabanaj, Visar Zogiani, Benjamin Emini (Leotrim Kadriu), Alban Mavriqi (Mergim Boshnjaku), Enis Zabërgja.

Trajner: Tahir Batatina


Istogu: Valmir Hajrizaj, Rinor Kuqi (Adnan Maxharraj), Besnik Morina, Landrit Rama, Agron Cacaj, Dugagjin Gashi, Kushtrim Gashi (Besmir Fetahu), Agron Bruqi, Mensur Duraku, Arbër Hoxha (Mupuala Jeancy), Hamedi Viktor.

Trajner: Genc Hoxha

Llapi e ka mposhtur bindshëm Istogun me rezultat 5-0, në ndeshjen që u zhvillua sot në Merdarë.

Futbollistët e Istogut e filluan për mrekulli ndeshjen duke rrezikuar dy herë të parët, por që nga momenti i pranimit të golit në minutën e '30 disi futbollistët e Istogut ishin si të humbur në fushë.

Rastin e parë në ndeshje e pati Bruqi i mysafirëve, por gjuajtjen e tij nga 18 metra e pret portieri Ademi. Në minutën e '14 sulmuesi kongolezë Victor pranon një top në zonën e rreptësisë përgaditet për të goditur por fusha e rënduar nga uji ja pamundëson për të goditur dhe kështu rasti humbet.

Zhvillohej minuta e '30 kur vendasit kalojnë në epërsi, pas një krosimi nga këndi në tollovi më së miri gjindet Kushtrim Shabani që shënon nga afërsia 1-0.

Vetëm tre minuta më vonë Llapi e dyfishon epërsinë, ishte Visar Zogiani që ekzekutoi një gjuajtje të lirë nga krahu i majtë topi devijohet nga një mbrojtës mysafirë dhe shkon drejt e në rrjetën e Hajrizajt.

 

Llapi shënon përsëri, luhej minuta e '40 e ndeshjes kur Zabërgja depërton godet por topi ndalet nga uji që ishte në fushë dhe i del në pozitë ballore Blakqorit që më lehtësi shënon nga afërsia 3-0.

Istogu në fillimin e pjesës së dytë rrezikon përmes Fetahut, i cili depërton nga krahu i majtë kroson poshtë por për disa centimetra nuk e arrin topin Hoxha.

Benjamin Emini shënon gol të bukur në minutën e '65 për rezultaton 4-0.

 

Sulmuesi i Istogut, Victor bukur lirohet nga një mbrojtës godet nga afërsia por intervenon portieri Ademi.

Viktor Kuka pas një bashkëpunimi me Enis Zabërgjen, Kuka del në pozitë të mirë godet dhe e mposhtë portierin Hajrizaj për rezultatin përfudimtar të ndeshjes: Llapi - Istogu 5-0.