Përforcimet nga Kongo zbarkojnë në Istog

Please update your Flash Player to view content.

Përforcimet nga Kongo zbarkojnë në Istog

Mbrëmë kanë zbarkuar në Istog futbollistët afrikanë nga Kongo të cilët tash e tutje do ta veshin fanelën e Istogut.

Janë tre futbollistë nga Kongo që i ka transferuar Istogu në afatin kalimtar dimëror. Dy futbollistë kongolezë kanë mbërritur mbrëmë në Istog, ndërsa futbollisti i tretë nga Kongo pritet që nesër në mbrëmje të zbarkon në Istog.



Dy futbollistët që kanë ardhur mbrëmë në Istog janë: Mupuala Singa Jeancy 18 vjet dhe Hemedi Kibimbi Victor 19 vjet.

Të dy këta futbollistë janë sulmues.

 

Nesër pritet të vijë edhe futbollisti tjetër, Otshudi Jean Pierre.

Pierre luanë në pozitën e mbrojtësit e që pritet ti ndihmojë mjaft shumë mbrojtjes istogase.

Këto përforcime nga Kongo kanë ardhur si rezultat i një bashkëpunimi mjaft të mirë të Menaxherit shqiptarë nga Brukseli: z.Luan Ahmetaj, menaxherit nga Kosova: z.Vedat Bajrami, me menaxherin kryesor të klubit të Istogut: z.Faton Bytyqi.

 

Më meritori për ardhjen e treshes afrikane në Istog është menaxheri i Istogut, z.Faton Bytyqi i cili punoi shumë në këta tre muajt e fundit për ti sjellur këta lojtarë në Istog.

 

Shumë procedura, shumë dokumente u deshtë që të kryhen në mënyrë që këto transfere të realizohen deri në fund.

Një falënderim i madh shkon për të dy menaxherët: Menaxherin nga Brukseli z.Luan Ahmetaj dhe menaxherin nga Kosova, z.Vedat Bajrami të cilët punuan shumë rreth këtyre transferimeve.

Sot dy futbollistët afrikanë ju bashkuan Istogut në stërvitje, ndërsa nesër do të jenë në ndeshjen kundër Llapit.