KF Istogu - KF Hajvalia 1-3 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

KF Istogu - KF Hajvalia 1-3 (1-0)

Istogu - Hajvalia 1-3

1-0 '31 Fatlum Gashi

1-1 '76 Liridon Leci

1-2 '79 Mateus Da Silva

1-3 '84 Landrit Rama (autogol)



Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rrreth 1 000

 

Istogu: Valmir Hajrizaj, Rinor Kuqi, Adnana Maxharraj, Landrit Rama, Agron Cacaj, Dugagjin Gashi, Kushtrim Gashi (Agron Bruqi), Mensur Duraku, Fatlum Gashi, Arbër Hoxha (Besnik Morina), Selim Bajramaj

Trajner: Genc Hoxha


Hajvalia: Petrit Tahiri, Veton Shabani (Semir Zeneli), Liridon Leci, Arbër Prekazi, Alban Dragusha, Shpetim Babaj, Azem Ahmeti, Faut Karabegu, Genc Hamiti, Leart Emini (Mateus Da silva, Sergio Da Luz

Trajner: Ismet Munishi

Istogu në 14 minutat e fundit të ndeshjes pësoi tri gola duke e lëshuar fitoren nga duart e saj, pasi që në pjesën e parë ishte në epërsi 1-0.

Gjyqtarët e ndeshjes sot morrën disa vendime mjaft të dyshimta, e në veqanti anësori Kujtim Bajrami, që në dy raste shumë të dyshimta e dëmtoi Istogun.

Fillimisht në minutën e '15 portieri i Hajvalisë, Petrit Tahiri jashtë zonës së rreptësisë shkakton ndërhyjre të palejuar por gjyqtari kryesor Tahiri në kosnultim me anësorin Bajrami vendosin që ta ndëshkojnë vetëm me karton të verdhë.

Minuta e '76 gjyqtari anësor Bajrami ja 'falë' një goditje direkt afër zonës së rreptësisë, ku pas krosimit të asaj goditje vjen edhe goli i barazimit.

 

Goli i barazimit që u shënua në minutën e '76 i shokoi futbollistët e Istogut, dhe që nga ai moment futbollistët istogas ishin të humbur në fushë. Ky gol ndikoi shumë psiqikisht dhe Hajvalia e shfrytëzoi këtë 'shok' të vendasve dhe shënoi fitore në fundin e ndeshjes.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ''Demush Mavraj'' ku një pjesë e vogël e fushës ishte e mbuluar totalisht me ujë, por që prap se prap kjo fushë i plotësonte kushtet për tu zhvilluar ndeshja e sotme.

Gjatë tërë ndeshjes pati reshie të shiut, por edhe reshiet e mëdha të shiut nuk i ndalen shikesit e shumtë që e shikuan ndeshjen deri në fund.

 

Tifozët istogas 'Gjimmat' sot ishin fantastik, pasi që gjatë tërë ndeshjes krijuan atmosferë të mirë, edhe pse shiu i madh nuk u ndal përgjatë gjithë ndeshjes, 'Gjimmat' qëndruan në tribunë dhe i pëkrahen futbollistët e Istogut në këtë ndeshje të vështirë.

Zhvillohej minuta e '31 e ndeshjes kur Fatlum Gashi me gjuajtje të saktë nga rreth 20 metra mposhtë portierin Tahiri duke e kaluar Istogun në epërsi 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi të Istogut me rezultat 1-0


Në pjesën e dytë Hajvalia ishte më kërkuese dhe sulmonte rrezikshëm portën e Hajrizajt.

Rast të mirë për të dyfishuar epërsinë e Istogut, e pati Bajramaj në minutën e '61 por që gjuajtja e tij me kokë përfundoi për disa centimetra mbi portën e Tahirit.

Kur po luhej minuta e '76 pas një krosimi nga afër shënon Leci duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Vetëm tre minuta më vonë braziliani Da Silva shënon për ta kaluar Hajvalinë në epërsi 1-2.

 

Golin e sigurisë Hajvalia e shënon në minutën e '84 ku braziliani Da Luiz depërton në krahun e majtë kroson ndërsa mbrojtësi vendas Rama e devijon topin në portën e tij, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes: Istogu - Hajvalia 1-3.

Istogu shënon në fundin e ndeshjes përmes Durakut, por goli anulohet për shkak të pozitës jashtë loje.