E hënë: Istogu - Hajvalia

Please update your Flash Player to view content.

E hënë: Istogu - Hajvalia

Ndeshja e fundit e javës së 19-të zhvillohet të hënën në Istog, ku do të takohen Istogu dhe Hajvalia.

Pra ndeshja Istogu - Hajvalia, zhvillohet të hënën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar në ora 14:00.

Istogu pas barazimit në javën e kaluar përballë Feronikelit, këtë javë synon pikët e plota përballë Hajvalisë.

Në rast që Istogu shënon fitore të hënën, atëherë do ti ketë 18 pikë, sa kanë aktualisht Prishtina dhe Vushtrria.

Istogun të hënën e pret një ndeshje shumë e vështirë pasi përballet me skuadrën që renditet në pozitën e 2-të në tabelë, me një skuadër shumë kualitative që po lufton për kreun e tabelës, përballet me Hajvalinë.

Ndeshja e parë e këtij edicioni pati përfunduar me fitore minimale të Hajvalisë me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Leci në minutën e '80.



Të hënën pritet që në stadium të jenë prezentë një numër i madh i shikuesve istogas, të cilët së bashku me tifozët fantastik 'Gjimmat' do të ti pëkrahin gjatë tërë ndeshjes futbollistët e Istogut drejt një rezultati pozitiv në këtë ndeshje shumë të vështirë dhe shumë të rëndësishme për klubin tonë.


Kjo ndeshje transmetohet direkt n
ë Super Sport Kosova.


Ndeshjet direkte:

Hajvalia - Istogu 1-0 ( Superligë 2015-2016)

Istogu - Hajvalia 0-0 ( Superligë 2014-2015)

Istogu - Hajvalia 2-1 ( Superligë 2014-2015)

Hajvalia - Istogu 2-3 ( Superligë 2014-2015)

Istogu - Hajvalia 1-1 ( Liga 1 )

Hajvalia - Istogu 1-0 ( Liga 1 )