Istogu - Feronikeli 0-0

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Feronikeli 0-0

Istogu - Feronikeli 0-0



Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog

Shikues rreth 2 000



Gjyqtarët e ndeshjes: Kreshnik Vula, Albani Ejupi, Ramadan Hyseni, Mentor Baliu

Karton të verdhë: Adnan Maxharraj, Kushtri Gashi, Kadri Kastrati (Ist) - Haxhi Shala, Argjend Bardhi (Fer)



Gjuajtjet: 4-8

Gjuajtjet në portë: 2-5

Kornerët: 3-2

Pozita jashtë loje: 1-4

Istogu: Valmir Hajrizaj, Rinor Kuqi (Kadri Kastrati), Adnan Maxharraj, Drilon Shabanaj, Agron Cacaj, Dugagjin Gashi, Kushtrim Gashi (Malsor Blakaj), Fatlum Gashi, Mensur Duraku, Arbër Hoxha, Selim Bajramaj (Agron Bruqi).

Trajner: Genc Hoxha

 

Feronikeli: Flamur Neziri, Lulzim Doshlaku, Haxhi Shala, Fidan Gërbeshi, Astrit Thaqi, Bujar Shabani, Mark Milicaj, Argjend Bardhi, Behar Maliqi, Perparim Livoreka (Isa Eminhaziri), Mevlan Zeka.

Trajner: Afrim Toverlani

Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, ua ka mbajtur dy skuadrave një fjalim para ndeshjes, për t’iu treguar se sa i rëndësishëm është ky sezon. Për këtë arsye ndeshja është shtyrë për disa minuta.

 

Istogu dhe Feronikeli kanë barazuar 0:0, në ndeshjen hapëse të sezonit pranveror të edicionit 2015/16.

Në praninë e rreth 2 000 shikuesve Istogu arriti që më sukses ta ndalë liderin e tabelës Feronikelin, duke barazuar pa gola 0-0. Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për të dyja palët, por duke parë atë se qfarë treguan ekipet në fushë, atëherë mund të themi se Istogasit duhet të jenë të kënaqur edhe me një pikë.

 

Feronikeli krijoi më shumë raste shënimi, por ishte portieri vendas Hajrizaj që sot ishte në ditën e tij më të mirë, duke mos lejuar që rrjeta e tij të tundet.

Raporti:

4' Rast ideal për Mark Milicajn, por atij i “dridhet” e majta dhe nuk arrin t’i shënojë ish-skuadrës.

7′ Goditja e parë në kuadrdat nga “troftat” vjen nga Kushtrim Gashi, por Flamur Neziri kap topin pa problem.

21′ Korner me skemë nga Istogu, Agron Cacaj futet në zonë por krosimi i tij largohet.

25′ Kushtrim Gashi godet nga më se 25 metra, por topi shkon mbi traversë.

26′ Rast i mirë për Mevlan Zekën, por bllokohet në fund nga mbrojtësi Adnan Maxharraj i cili për mrekulli e largon rrezikun nga porta e tij.

37′ Vendësit kërkojnë penallti, por Kreshnik Vula vlerëson se s’kishte lojë me dorë në zonë.

 

53′ Behar Maliqi i afrohet golit, goditja e të cilit shkon pak centimetra jashtë portës.

65′ Zëvendësuesi Isa Eminhazeri gjen rrjetën, por atë të jashtme. Mbetet 0:0.

68' Kushtrim Gashi provon nga largësia por gjuajtja e tij shkon mbi portën e Nezirit.

72′ Tenton nga distanca edhe Fatlum Gashi por përsëri mbi portë.

76′ Përsëri Milicaj në zonën vendëse, përsëri vonohet dhe mbrojtja vendëse largon rrezikun.

90+4' Gjyqtari Kreshnik Vula jep sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Feronikeli 0-0.