E shtunë: Istogu - Feronikeli

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë: Istogu - Feronikeli

Me ndeshjen Istogu - Feronikeli starton stinori pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar nga ora 13:30.

Istogu që renditet e fundit në tabelë kërkon fitore të shtunën përballë Feronikelit, në mënyrë që të largohet nga fundi i tabelës.

Të shtunën Istogun e pret një ndeshje e vështirë pasi përballet me kampionin dhe liderin aktual të Raiffeisen Superligës së Kosovës.

Duke ditur përkrahjen e madhe që e ka Istogu në stadiumin ''Demush Mavraj'' nga tifozët 'Gjimmat' atëherë fare lehtë mund të presim që të befasohet Feronikeli nga istogasit.

Ndeshja e parë e këtij edicioni e zhvilluar në Drenas, pati përfunduar me fitore të Feronikelit me rezultat 3-1.



Pikët nga kjo ndeshje janë shumë të rëndësishme për të dyja palët, pritet që këtë ndeshje shumë të fortë ta përcjellin numër i madh i shikuesve.

Istogu të shtunën fillon misionin e saj për të mbijetuar në Superligë, është mision i vështirë por jo i pamundur. Me përkrahjen e madhe nga ju shikues besojmë shumë që në fund do të i'a dalim së bashku që të mbijetojmë në elitën e futbollit kosovar.



Pra të shtunën të gjithë në stadium, në përkrahje të djelmoshave tanë drejt fitores së madhe.



Ndeshjet direkte:

Feronikeli - Istogu 3-1 ( Superligë )

Ferronikeli - Istogu 2-1 ( Superligë )

Ferronikeli - Istogu 3-1 ( Superligë )

Istogu - Ferronikeli 0-1 ( Superligë)

Istogu - Ferronikeli 0-0 (kupë 3-4)

Ferronikeli - Istogu 2-2 ( Liga 1 )

Istogu - Ferronikeli 3-1 ( Liga 1 )

Ferronikeli - Istogu 1-0 ( Liga 1 )

Istogu - Ferronikeli 4-0 ( Liga 1 )

Istogu - Ferronikeli 2-0 ( Liga 1 )

Ferronikeli - Istogu 1-0 ( Liga 1 )

Istogu - Ferronikeli 7-1 ( Liga 1 )

Ferronikeli - Istogu 2-4 ( Liga 1 )



5 ndeshjet e fundit të Istogut:

Prishtina - Istogu 5-1

Gjilani - Istogu 2-1

Istogu - Drenica 2-1

Liria - Istogu 1-0

Istogu - Drita 2-0



5 ndeshjet e fundit të Feronikelit:

Feronikeli - Hajvalia 0-0

Feronikeli - Gjilani 1-1

Drenica - Feronikeli 1-0

Feronikeli - Liria 3-0

Drita - Feronikeli 1-1