Digitalb kupa: Prishtina – Istogu 5:1 (3:0)

Please update your Flash Player to view content.

Digitalb kupa: Prishtina – Istogu 5:1 (3:0)

Prishtina – Istogu 5:1 (3:0)

Golat: Dren Gashi 6’, 45’, Petrit Osmani 23’, Kreshnik Lushtaku 52’, Gentrit Begolli (pen) 75’ - Dugagjin Gashi 59'



Pa shikues



Gjyqtarë: Hajriz Hajdari (Dr), Alban Jakupi (Pd), Gëzim Mehmeti (Vu) – Nazmi Rraci (Mt)

KV: S’ka



Kornerët: Pri 1-2 Ist

Pozitat jashtë lojës: Pri 1-1 Ist

Gjuajtjet totale: Pri 14-8 Ist

Gjuajtjet në portë: Pri 11-4 Ist



Prishtina (4-3-3): 23. Granit Kolshi – 2. Armend Thaqi, 19. Milosh Miloviç, 21. Liridon Kukaj /c/, 3. Gentrit Dumani – 17. Lorik Boshnjaku, 15. Petrit Osmani, 5. Taulant Dajaku – 8. Qemail Elshani (32. Kreshnik Lushtaku – 46’), 87. Dren Gashi (7. Berat Hyseni – 55’), 11. Labinot Osmani (10. Gentrit Begolli – 62’). Zëvendësues: Visar Bekaj, Përparim Islami, Atdhe Grajqevci, Durim Gashi. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj.



Istogu: 1. Valmir Hajrizaj /c/ - 2. Besnik Morina (18. Kadri Kastrati – 60’), 14. Rinor Kuqi (15. Adnan Magjaraj – 46’), 24. Drilon Shabanaj, 5. Landrit Rama, 8. Kushtrim Gashi, 7. Mensur Duraku (19. Agron Bruqi – 46’), 10. Dukagjin Gashi, 21. Selim Bajramaj, 9. Fatlum Gashi, 32. Arbër Hoxha. Kryetrajner: Genc Hoxha.



Minutë pas minute:



1’ L. Osmani gjuan lehtë.

4’ Sërish sulmuesi Osmani, nga 25 metra, kap portieri mysafir.

5' Mbrojtja mysafire gabon rëndë dhe përfiton L. Osmani, del i vetëm me portierin Hajrizaj, por çudi e madhe, topi nuk qëllon rrjetën, del jashtë.

6’ Dren Gashi asistohet nga kapiteni, Liridon Kukaj, pasi që manovron nga e djathta në të majtë para zonës, diku nga 14 metra i saktë me të majtën – 1:0.

10’ Aksion i shpejtë me kombinime, mbyllet me gjuajtjen anësore nga 20 metra prej Elshanit,, jashtë.

23’ Kukaj edhe njëherë i shkëlqyer, me diagonale gjen Dren Gashin, i cili nga afërsia e vijës fundore për mrekulli gjen të vetmuarin, Petrit Osmani, i cili mjeshtërisht me të majtën me ‘efe’ nga jashtë zona e len “fjet” portierin mysafir – 2:0.

25’ L. Osmani gjuan nga 18 metra, kap portieri.

41’ Aksion i përkryer, P. Osmani depërton nga e majta para zonës, pason me Dren Gashin e ky ia lëshon mbrapa shpinës Armend Thaqit, i cili nga pozitë ideale, në tentim, ndoshta të pasonte, topi përfund fare pranë portës.

45’ Petrit Osmani ndërprenë aksionin e mysafirëve, aksioni vazhdon…Dajaku si me dorë e gjen prapa shpinës së mbrojtjes mysafire Dren Gashin i cili me shpejtësi depërton, kalon edhe portierin edhe shënon për – 3:0.

 

50’ Sërish aksion për duartrokitje, kombinime të Dren Gashit, L. Osmanit e Dajakut dhe në fund Lushtaku gjuan nga e djathta në shtyllën e parë, por intervenon dhe e kap topin Hajrizaj.

52’ Dren Gashi ia vazhdon majtë Gentrit Dumanit, e ky posa futet në zonë gjen Kreshnik Lushtakun i cili pas tentimit të dytë gjen portën. Aksion brilant – 4:0.

57’ Fatlim Gashi gjuan nga distanca jashtë. Tentimi i parë i mysafirëve.

59’ Dukagjin Gashi, nga 18 metra prej gjuajtjet së lirë i saktë në këndin e djathtë të epërm të portierit Kolshi. Gol i bukur – 4:1.

62’ Sërish D. Gashi, tani nga e majta dhe ndërprerja, por jashtë.

64’ Dajaku ia vazhdon Begollit në thellësi të krahut të majtë, e ky duke harkuar, topi merr kah tjetër dhe qëllon pjesën e epërme të traversës.

75’ Hyseni ia vazhdon topi para zonës Dajakut gjuajtja e të cilit ndalet nga dora e Shabanajt, gjyqtari Hajdari gjykon në pikën e bardhë. Nga 11-metra i saktë Gentrit Begolli – 5:1.

80’ Landrit Rama gjuan nga distanca lartë.

82’ Aksion i mirë i “troftave”, Bruqi ia vazhdon topin Kushtrim Gashit e ku del me portierin Kolshi, por gjuajtja qëllon pjesën e jashtme të pingules së djathtë.

83’ Tani K. Gashi ia kthen Bruqit e ky gjuan nga 18 metra, por pret Kolshi.

86’ P. Osmani shkëlqyeshëm pason te Lushtaku, i cili futet në mes, ia vazhdon majtë Begollit e ky nga afërsia e vijës fundore gjuan, por portieri Hajrizaj, mezi e ndal.

88’ K. Gashi harkon, me kokë gjuan L. Rama, kap Kolshi.

89’ Lushtaku pasi depërton në kundërzbritje, gjuan nga distanca, portieri Hajrizaj pret.

 

/prishtinafc.com