Ndeshje kontrolluese: Istogu - Trepça 0-0

Please update your Flash Player to view content.

Ndeshje kontrolluese: Istogu - Trepça 0-0

Sot në fushën sintetike në Brestovik u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet Istogut dhe Trepçës. Edhe përkundër rasteve të shumta në fund ndeshja përfundoi pa gola 0-0.



Istogu në pjesën e parë u paraqit me këtë përbërje:

Valmir Hajrizaj, Rinor Kuqi, Agron Cacaj, Drilon Shabanaj, Landrit Rama, Dugagjin Gashi, Kushtirm Gashi, Mensur Duraku, Fatlum Gashi, Selim Bajramaj, Arbër Hoxha.

 

Në pjesën e dytë u inkuadruan:

Enis Velia, Adnan Maxharraj,Besnik Morina, Dardan Bajraktari, Ardian Dervishaj, Kadri Kastrati, Nikollë Prekaj, Besmir Fetahu, Agron Bruqi, Malsor Blakaj.

Istogu gjatë gjithë ndeshjes ishte për një nuancë më e mirë se skuadra e Trepçës.

Në pjesën e parë u panë pak raste shënimi, të dyja palët e koncetruan lojën e tyre në mesin e fushës.

Rastin e parë në ndeshje e pati i riu Arbër Hoxha që nga afërsia godet fuqishëm por intervenon portieri mysafirë Manxholli.



Pjesën e dytë futbollistët e Istogut e filluan furishëm duke rrezikuar portën e Manxhollit. Fillimisht Kushtrim Gashi del përballë portierit godet por topi për disa centimetra përfundoj jashtë portës. Në minutën e '49 ishte Agron Bruqi që godet nga largësia portieri Manxholli intervenon por topi i kthyer nga ai shkon deri te Fatlum Gashi i cili godet fuqishëm por përsëri mbi portë.

Rastin më të mirë Trepça e lëshoi pas një kundërsulmi topi erdhi deri tek Eugeni i cili goditi fuqishëm por topi shkojë drejt e në shtyllën e djathtë të portës së Hajrizajt.

Mbrojtësi Adnan Maxharraj në minutën e '83 lansoi një predhë nga rreth 25 metra por Manxhollin e shpëtoi tranzverzalja.

 

Krejt në fundin e ndeshjes Arbër Hoxha depërton për mrekulli nga krahu i majtë godet nga afërsia por përsëri topi për disa centimetra shkon mbi portë.

Ndeshjen e sotme e drejtuan treshja e gjyqtarëve nga Istogu:

Evis Bicaj, Granit Jahaj, Labinot Aliaj.