Ndeshje kontrolluese: Istogu - 2 Korriku 6-1 (5-0)

Please update your Flash Player to view content.

Ndeshje kontrolluese: Istogu - 2 Korriku 6-1 (5-0)

Istogu e ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e 2 Korrikut 6-1, në ndeshjen që u zhvillua sot në fushën sintetike në Brestovik, e që kishte karakter miqësor.

Në ndeshjen e sodit më i dalluari ishte super talenti istogas Arbër Hoxha që shënoi hatrik (3 gola) përballë 2 Korrikut.

Për Istogun sot shënuan: Arbër Hoxha (3), Mensur Duraku, Selim Bajramaj, Kushtrim Gashi.



Në pjesën e parë Istogu u paraqit me këtë përbërje:

Hajrizaj, Kuqi, Cacaj, Rama, Shabanaj, D.Gashi, K.Gashi, Duraku, F.Gashi, Hoxha, Bajramaj.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsi të lartë të Istogut, 5-0.



Në pjesën e dytë u inkuadruan të gjithë futbollistët e Istogut.



Kjo ishte ndeshja e dytë kontrolluese për Istogun, në ndeshjen e parë kishte mposhtur Rahovecin me rezultat 4-0.

Ndeshjen e tretë kontrolluese Istogu e zhvillon të martën përballë Trepcës .