Zyrtare: Agron Cacaj përforcimi i parë i Istogut

Please update your Flash Player to view content.

Zyrtare: Agron Cacaj përforcimi i parë i Istogut

Istogu ka bërë goditjen e parë në merkaton dimërore, duke transferuar mbrojtësin e krahut të majtë Agron Cacaj nga skuadra e Besës.

Agroni e filloi karrierën tek Besa, në moshën 17 vjeçare debutoi për seniorët e Besës. Gjatë karrierës së tij luajti për këto skuadra: Besën, Hysin dhe Deçanin.

26 vjeçari Cacaj është një majtak tipik dhe lojtarë shumë teknikë, paraqitet në rolin e mbrojtësit të majtë. Përveç që është shumë stabil në fazën e mbrojtjes, gjithashtu veçohet edhe në fazën e sulmit me krosime shumë të sakta.



''Jam shumë i kënaqur që sot kam nënshkruar kontratë me Istogun. Aryseja kryesore që kam vendosur që ti bashkohem Istogut është: organizimi tepër i mirë i këtij klubi, më pas është shoqëria e që shumicën e futbollistëve të Istogut i kam shokë, e normalisht që ndikim ka pasur edhe trajneri Genc Hoxha që unë ti bashkohem Istogut.

 

Premtoj që për fanelën e Istogut do jepi gjithçka nga vetja ime, do të angazhohem në ç'do ndeshje. Besoj qe më ndihmën e tifozëve istogas 'Gjimmat' dhe me angazhimin e të gjithë bashkëlojtarëve do të arrijmë që në fund ta sigurojmë mbijetesën në Raiffeisen Superligë '' këto ishin fjalët e përforcimit Agron Cacaj për ueb faqen zyrtare të klubit, www.kfistogu.com