Istogu nisi fazën përgaditore për stinorin pranveror

Please update your Flash Player to view content.

Istogu nisi fazën përgaditore për stinorin pranveror

Futbollistët dhe stafi i klubit sot u rikthyen nga pushimi dimëror dhe filluan punën, duke zhvilluar sot stërvitjen e parë.

Fazën e përgaditjeve Istogu do ta zhvillojë në fushën sintetike në Brestovik. Stërvitjet zhvillohen ç'do ditë, nga ora 11:00.

Sot prezentë në stërvitje ishin të gjithë futbollistët, përveq të larguarve: Egzon Gashi, Kushtrim Hoxhaj, Ilir Syla, Drilon Nuza, Ragip Mazrekaj.

 

Tre futbollistët afrikanë, që vijnë nga Kongo, pritet që me 15 Janar të zbarkojnë në Istog. Ku më pas do të provohen në Istog për disa javë.

Flitet që këta afrikanë janë futbollistë shumë kualitativë, dy janë sulmues, ndërsa njëri është qendërmbrojtës.

 

Krahas këtyre përforcimeve të mundshme, krerët e klubit janë në bisedime edhe me disa futbollistë nga Kosova, por që ende nuk ka asgjë zyrtare.