Gjilani - Istogu 2-1 (1-1)

Please update your Flash Player to view content.

Gjilani - Istogu 2-1 (1-1)

Gjilani - Istogu 2-1 (1-1)
1-0 '28 Besnik Krasniqi
1-1 '43 Egzon Gashi
2-1 '61 Gëzim Rusi


Istogu: Valmir Hajrizaj, Kushtrim Gashi, Drilon Shabanaj, Landrit Rama, Rinor Kuçi (Besnik Morina), Dugagjin Gashi, Mensur Duraku, Agron Bruqi (Adnan Maxharraj), Fatlum Gashi, Arbër Hoxhaj (Edon Mavraj), Egzon Gashi.

Gjilani ka mposhtur Istogun me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar sot në Gjilan.
Istogu me këtë humbje e felloi edhe më shumë krizën e rezultateve, kështu pas përfundimit të stinorit vjeshtor Istogu renditet në pozitën e fundit me 14 pikë të tubuara.
Vlen të theksohet se goli i parë i Gjilanit i shënuar nga Besnik Krasniqi ishte qartë pozitë jashtë loje. Në këtë rast gaboi rëndë asistenti i parë Edmond Zeqiri.

Fillimi i ndeshjes i takoi vendasve që krijuan dy raste shumë të volitshme për shënim, së pari sulmuesi Rusi goditi shtyllën, ndërsa më vonë Krasniqi doli i vetëm përballë portierit Hajrizaj, por tentimi i tij për ta paraboluar topi shkojë për disa centimetra skajë shtyllë pingule.
Goli i parë erdhi në minutën e '28, ishte një aksion nga ana e futbollistëve gjilanas ku më pas Besnik Krasniqi ishte qartë në pozitë jashtë loje, por gjyqtari anësor e vazhdon lojën, dhe Krasniqi del i vetëm përballë portierit që shënon me lehtësi për ta kaluar Gjilanin në epërsi 1-0.
Rast të mirë për ta barazuar rezultatin e pati Duraku, por që gjuajtja e tij u prit nga portieri i Gjilanit, Maloku.
Kur po zhvillohej minuta e '43 e ndeshjes së pari Bruqi goditi fuqishëm portieri intervenon më pas topi i kthehet E.Gashit që nga afërsia shënon për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Në minutën e '61 sulmuesi vendas Gëzim Rusi pasi depërtoi nga krahu i majtë me nje godtije të saktë arriti ta mposhtë portierin mysafirë Hajrizaj për rezultatin 2-1.
Rast tjetër të mirë për shënim e pati Besnik Krasniqi por që gjuajtja e tij u prit nga portieri Hajrizaj.
Pas edhe 3 minutave të lojës shtesë gjyqtari kryesor Nazmi Rraci jep shenjë për përfundimin e ndeshjes: Gjilani - Istogu 2-1.

Edhe pse presioni ishte shumë i madh nga ana e vendasve në gjyqtarin kryesor, ndarja e drejtësisë nga gjyqtari kryesor Nazmi Rraci ishte në nivelë.