Java 17: Gjilani - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 17: Gjilani - Istogu

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 17-të (java e fundit e stinorit vjeshtor) në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja Gjilani - Istogu zhvillohet të dielën, në stadiumin e qytetit në Gjilan, duke filluar nga ora 13:00.
Gjilani pas javës së 16-të, renditet në pozitën e 5-të me 26 pikë të tubuara. Ka 7 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje, ka shënuar 15 gola, ndërsa ka pranuar 10 gola.
Në anën tjetër Istogu renditet në pozitën e 12-të, me 14 pikë të tubuara. Ka 4 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje, ka shënuar 12 gola ndërsa ka pranuar 20 gola.

Ndeshja e parë e këtij stinori e zhvilluar në Pejë pati përfunduar me fitore të Istogut me rezultat minimal 1-0.
Pikët në këtë ndeshjet janë të rëndësishme për të dyja palët, e sidomos për Istogun, që do të tentojë me të gjitha forcat të nxjerrë rezultat pozitiv nga Gjilani, për tu larguar sado pak nga fundi i tabelës.

Përballjet e fundit:
Istogu - Gjilani 1-0
Istogu - Gjilani 0-0 ( Liga 1 )
Gjilani - Istogu 1-1 ( Liga 1 )
Gjilani - Istogu 1-0 ( Liga 1 )
Istogu - Gjilani 1-0 ( Liga 1 )
Istogu - Gjilani 2-2 ( Liga 1 )
Gjilani - Istogu 3-0 ( Liga 1 )
Istogu - Gjilani 2-2 ( Superligë )
Gjilani - Istogu 3-0 ( Superligë )