Istogu - Drenica 2-1 (1-1)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Drenica 2-1 (1-1)

Istogu - Drenica 2-1 (1-1)

0-1 '43 Dajaku pen.
1-1 '45 E.Gashi (ass. D.Gashi)
2-1 '58 Syla


Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog
Shikues mbi 1000

Gjyqtarët e ndeshjes: Kreshnik Vula, Besnik Morina, Bekim Rama, Besnik Batalli
Karton të verdhë: Syla, Kuqi, Shabanaj (Is) - Thaqi, Maloku, Balaj (Dr)

Gjuajtjet: 13-8
Gjuajtjet në portë: 7-4
Kornerët: 6-5
Pozita jashtë loje: 5-3

Istogu: Hajrizaj, Kuqi (Morina), Rama, Syla, Shabanaj, Bruqi, F.Gashi, D.Gashi, Duraku, E.Gashi (Nuza), Hoxha (Mavraj).
Trajner: Genc Hoxha.

Drenica: Ymeri, Lushtaku (Balaj), Musa, Bejta, Maloku, Thaqi, Syla, Osmani (Xhemajli), Tahiri, Dajaku, Mehmeti(Uka).
Trajner: Fadil Rama.

 

Istogu me plotë meritë arriti ta mposhtë Drenicën me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog.
Për Istogun kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme, në luftën e saj për mbijetesë. Gjatë tërë ndeshjes Istogu ishte skuadër më e mirë në fushë, krijuan raste të shumta për shënim, ndërkaq mysafirët e zhvilluan këtë ndeshje pa presion të madh, në disa raste ishin shumë të rrezikshëm para portës së Hajrizajt.
Edhe pse ishin në disavantazh futbollistët e Istogut sot treguan karakter të fortë, pasi me angazhimin e tyre të pashoqë në fushë arritën që ta rikthejnë rezultatin në të mirë të Istogut.

Raporti:
2′ Arbër Hoxha nuk realizon nga afërsia pas shërbimit nga Mensur Duraku
14' Egzon Gashi godet nga afërsia me kokë por intervenon mjaft mirë portieri Ymeri
25' Dugagjin Gashi godet nga gjuajtja e lirë nga rreth 30 metra por përsëri në vend ishte portieri mysafirë Ymeri.
31' Drilon Osmani godet fuqishëm nga 20 metra por topi përfundon në duart e portierit Hajrizi.
35' Rasti më i mirë për mysafirët, Tahiri del i vetëm përballë portierit, godet por pret portieri Hajrizaj më pas topi kthehet tek Mehmeti i cili e kishte portën e zbrazët por goditja e tij përfundon jashtë portës.
38' Syla i vendasve tenton të shënojë me kokë por gjuajtja e tij shkon mbi portë.
42' Drenica fiton penallti, ishte mbrojtësi Syla që shkaktoi penalltinë. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Dajaku që shënon, Istogu - Drenica 0-1.

44' Fatlum Gashi godet nga krahu i majtë por përsëri në vend ishte portieri Ymeri.
45' Istogu barazon rezultatin, ishte Dugagjin Gashi që krosojë në zonën e rreptësisë ku për mrekulli gjindet Egzon Gashi duke shënuar nga afërsia: Istogu - Drenica 1-1.

58' Në zonën e Drenicës mbrojtësi vendas Syla pranon një top ku me një goditje të fortë dhe të saktë arrinë ta mposhtë Ymerin, duke e kaluar Istogun në epërsi: Istogu - Drenica 2-1.

65' Duraku me një goditje 'vollej' nga 25 metra për pak nuk shënon një eurogol.
78' Dajaku nga gjuajta e lirë tenton ta barazojë rezultatin, por në vend ishte portieri fantastik Hajrizaj që me sukses pret goditjen e tij.
79' Nuza depërton nga krahu i djathtë kroson për Durakun i cili godet por drejt e në portierin Ymeri
90' Maloku depërton nga krahu i djathtë godet por portieri Hajrizaj bën një pritje bravoroze duke e ruajtur epërsinë e Istogut.

90'+5' Gjyqtari Kreshnik Vula jep sinjalizimin për përfundimin e ndeshjes: Istogu - Drenica 2-1.