E shtunë: Istogu - Drenica

Please update your Flash Player to view content.

E shtunë: Istogu - Drenica

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 16-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovës.
Ndeshja: Istogu - Drenica, zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar nga ora 13:00.

Istogu në sfidën e së shtunës synon vetëm fitore përballë drenicakëve. Aktualisht Istogu renditet e fundit në tabelë me 11 pikë të tubuara.

Përveq fitores q'do rezultat tjetër është i papranueshëm për ekipin e Istogut, të cilët me fitore eventuale përballë Drenicës, do ti tubonin 14 pikë, dhe të ishin në hap me skuadrat tjera që luftojnë për ti ikur fundit të tabelës.
Ndeshja e parë e këtij stinori e zhvilluar në Skënderaj kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Drenica aktualisht renditet në vendin e 7-të, me 19 pikë të tubuara.

Të shtunën pritet që në stadiumin ''Demush Mavraj'' të jenë prezentë rreth 2000 shikues istogas, të cilët do ti përkrahin djelmoshat e ekipit të zemrës së tyre drejt fitores.

Djelmoshat tanë kanë nevojë për përkrahjen tonë, andaj të shtunën ftoheni që masovikisht të jeni prezentë në stadium, dhe ashtu sikur para dy jave që e përkrahët Istogun gjatë tërë ndeshjes kundër Dritës, njëjtë duhet ta përkrahni edhe të shtunën kundër Drenicës.


Përballjet direkte:
Drenica - Istogu 1-1
Drenica - Istogu 0-0 ( Superligë 2014-2015 )
Istogu - Drenica 0-2 (kupë )
Istogu - Drenica 1-0 ( Superligë 2014-2015 )
Drenica - Istogu 2-3 ( Superligë 2014-2015 )
Drenica - Istogu 1-1 (kupë - pen. 1-3)
Istogu - Drenica 1-0 ( Superligë 2008-2009 )
Drenica - Istogu 2-1 ( Superligë 2008-2009 )