Liria - Istogu 1-0 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Liria - Istogu 1-0 (1-0)

Liria - Istogu 1-0
1-0 '33 Florim Bërbatovci

Gjyqtarë: B. Jahmurataj, A. Latifi, B. Rama, I. Shuleta.

Liria: Ruxhi, Mazrekaj, Gjeraj, Ramadanaj, Berisha, Dylazaka, Mullallari, Memaj, Rogova, Fetahaj, Bërbatovci. Trajner: Erdogan Celina.

Istogu: Hajrizaj, Kuqi, Rama, Syla, Shabanaj, K.Gashi, Bruqi, F.Gashi, Duraku, E.Gashi, A.Hoxha. Trajner: Genc Hoxha.

Gjyqtarë: B. Jahmurataj, A. Latifi, B. Rama, I. Shuleta.

Liria me plotë meritë ka mposhtur Istogun, duke i arkëtuar pikët e plota nga kjo ndeshjes. Ishte sulmuesi Florim Bërbatovci që shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që kishte vlerën e tre pikëve.
Me këtë fitore Liria tashmë renditet e 8-ta në tabelë me 18 pikë, ndërsa Istogu me këtë humbje e thelloi edhe më shumë krizën, momentalisht Istogu renditet e fundit në tabelë me 11 pikë të tubuara.

Në pjesën e parë Liria ishte dominuese në fushë, krijoi disa raste të mira shënimi. Kur po zhvillohej minuta e 33' e ndeshjes sulmuesi Florim Bërbatovci arrinë të shënojë duke e kaluar Lirinë në epërsi 1-0.
Arbër Hoxha pati një rast të mirë për ta barazuar rezultatin por nuk u tregua i saktë nga afërsia.

Në minutën e 55' Liria e gjen shtyllën, godet Rafet Mullallari për ta dridhur shtyllën e portierit Valmir Hajrizaj.
Më pas Istogu rrezikoi përmes të riut Edon Mavraj por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e Ruxhit.
Në minutën e 68' sulmuesi vendas Florim Bërbatovci ndodhet i vetëm me portierin Valmir Hajrizaj, por që goditjen e Bërbatovcit për mrekulli e ndalë portieri Hajrizaj.
Ilir Syla tenton të shënojë me kokë por gjuajtja e tij përfundon mbi portën e Ruxhit.
Rastin e fundit për ta barazuar e kishte Nuzan, i cili godet me kokë por edhe gjuajtja e tij përfundon mbi portën e Ruxhit.