E mërkurë: Liria - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

E mërkurë: Liria - Istogu

Gjatë kësaj mesjave zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të, në Raiffeisen Superligën e Kosovë në futboll.

Ndeshja Liria - Istogu, zhvillohet të mërkurën, në stadiumin ''Përparim Thaqi'' në Prizren, duke filluar nga ora 13:00.
Pas javë së 14-të, Liria renditet në pozitën e 9-të me 15 pikë të tubuara.
Ndërsa Istogu renditet në pozitën e 12-të, me 11 pikë të tubuara.
Ndeshja e parë e këtij stinori e zhvilluar në Pejë kishte pëfunduar me fitore të Lirisë me rezultat 3-1.
Ndeshja që do të zhvillohet të mërkurën në Prizren pritet të jetë mjaft e fortë, pasi që të dyja ekipet luftojnë vetëm për fitore në këtë sfidë. Pikët janë shumë të rëndësishme si për Lirinë që po mundohet të largohet sa më larg nga zona e barazhit, ashtu edhe për Istogun që po lufton me të gjitha forcat që sa më shpejt të largohet nga fundi i tabelës.
Në javën e fundit Liria pësoi humbje nga Ferronikeli me rezultat 3-0, ndërsa Istogu e mposhti Dritën me rezultat 2-0.

Përballjet direkte:
Istogu - Liria 1-3
Istogu - Liria 1-0 ( Liga 1)
Liria - Istogu 1-0 ( Liga 1 )
Istogu - Liria 1-0 ( kupë )
Istogu - Liria 4-0 ( Liga 1 )
Liria - Istogu 4-1 ( Liga 1 )