Istogu - Drita 2-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Drita 2-0 (0-0)

Istogu - Drita 2-0 (0-0)
1-0 '60 Taulant Haliti (autogol)
2-0 '80 Arbër Hoxha

Stadiumi ''Demush Mavraj'' - Istog
Shikues rreth: 2 000

 

Istogu: 1. Valmir Hajrizaj (C), 2. Besnik Morina (Agron Bruqi) , 5. Landrit Rama, 6. Ilir Syla, 24. Drilon Shabanaj (Adnan Maxharraj), 8. Kushtrim Gashi, 9. Fatlum Gashi, 10. Dukagjin Gashi, 7. Mensur Duraku, 11. Egzon Gashi, 27. Edon Mavraj (Arbër Hoxha)

Drita:1. Artan Latifi, 4. Ismet Cakaj, 15. Erdin Hashani, 18. Taulant Haliti, 28. Dardan Qerkini, 19. Armend Kastrati, 6. Hasib Ajdari, 16. Ylber Ramadani, 10. Gjevdet Shabani, 47. Fillim Guraziu, 17. Alban Shilova

Istogu me plotë meritë arriti ta mposhtë skuadrën e Dritës, duke e mposhtur me rezultat 2-0. Gjatë tërë ndeshjes futbollistët e Istogut ishin shumë më të mirë se sa gjilanasit, ishin dominues në fushë, duke e kontrolluar tërë lojën, krijuan shumë raste për shënim, dhe sikur sulmuesit të ishin më syhapur atëherë fitorja e Istogut do ishte edhe më bindëse.
Kështu me rikthimin e Istogut në 'folenë' e vet, skuadrës së Istogut i'u është kthyer edhe buzëqeshja, dhe kështu me fitore e festoi rikthimin në fushën e saj tashmë të renovuar.

 

Sot në stadiumin ''Demush Mavraj'' ishin prezentë rreth 2 000 shikues që përcollën skuadrën e zemrës së tyre nga afër dhe e përkrahen gjatë gjithë ndeshjes, dhe në fund të gjithë u ndanë tepër të kënaqur me atë qka tregoi Istogu sot në fushë.

Raporti:

2′ Rrezikon Istogu nëpërmjet Egzon Gashit, por nuk shënon.

6′ Drita tenton përmes Xhevdet Shabanit, nga goditja e lirë. Mbetet 0:0.
17′ Sulmuesi i Istogut, Egzon Gashi, gjuan por ‘gardiani’ Artan Latifi e shpëton portën.
38′ Kushtrim Gashi i Istogut, gjuan me kokë, nuk ka gol.
41′ Rasti më i mirë në ndeshje. Mesfushori i Istogut Mensur Duraku, ndodhet i vetëm me portierin Artan Latifi, tenton ta parabollojë, por nuk e gjen portën.

60′ Istogu kalon në epërsi. Fatlum Gashi harkon në zonë, mbrojtësi Haliti i Dritës e devijon topin në portën e tij, Istogu - Drita 1-0.

65' I riu Arbër Hoxha del i vetëm përballë portierit Latifi, por nuk arrin të shënon.
71' Fatlum Gashi godet fuqishëm nga largësia por topi shkon mbi portën e Latifit.
80' 80′ Sërish shënon Istogu. Dugagjin Gashi, harkon në zonë derisa zëvendësuesi Arbër Hoxha, e dërgon topin në rrjetën e Artan Latifit, Istogu - Drita 2-0.