E diel: Istogu - Drita

Please update your Flash Player to view content.

E diel: Istogu - Drita

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 14-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

 

Ndeshja Istogu - Drita, zhvillohet të dielën, në stadiumin ''Demush Mavraj'' në Istog, duke filluar nga ora 13:00.

Ndeshja kundër Dritës pritet me entuziazëm të madh në qytetin e Istogut, pasi që është ndeshja e parë që Istogu e zhvillon para publikut istogas në këtë edicion të garave.

Për Istogun kjo ndeshje do të thotë shumë, është ndeshje vendimtare për fatin e Istogut, nëse Istogu shënon fitore të dielën përballë Dritës, atëherë do të rriteshin gjasat që Istogu do të mund të mbijetojë në Superligë, ndërsa pëveq fitores q'do rezultat tjetër për Istogun është i papranueshëm.



Ndeshja e parë e këtij stinori e zhvilluar në Gjilan, pati përfunduar me fitore të Dritës me rezultat 1-0.



Përballjet direkte:

Drita - Istogu 1-0 (Superligë)

Drita - Istogu 2-1 (Superligë)

Drita - Istogu 0-0 (Superligë)

Istogu - Drita 1-1 (Superligë)

Drita - Istogu 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 1-0 (Liga I)

Istogu - Drita 4-2 (Liga I)

Drita - Istogu 1-1 (Liga I)

Drita - Istogu 3-1 (Superligë)

Istogu - Drita 2-0 (Superligë)