Prishtina – Istogu 1-0 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Prishtina – Istogu 1-0 (0-0)

Prishtina – Istogu 1-0 (0-0)

Shend Kelmendi 73’



Shikues: 300

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Besnik Morina (Vu), Bekim Rama (Pd) – Isak Ceroviku (Mt)

KV: L. Kukaj, Q. Sejdiu – I. Syla



Kornerët: Pri 8-2 Ist

Pozitat jashtë lojës: Pri 3-0 Ist

Gjuajtjet totale: Pri 12-4 Ist

Gjuajtjet në portë: Pri 5-2 Ist



Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Përparim Islami, 19. Millosh Milloviç, 21. Liridon Kukaj, 2. Armend Thaqi – 24. Qendrim Sejdiu, 17. Lorik Boshnjaku (32. Elhami Berisha – 71’), 20. Driton Krasniqi /c/ - 10. Gentrit Begolli (11. Labinot Osmani – 46’), 9. Shend Kelmendi, 8. Bashkim Shala (27. Durim Gashi – 59’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Akil Makolli, Leutrim Beqiri, Qendrim Jahaj. Kryetrajner: Sami Sermaxhaj.



Istogu: 1. Valmir Hajrizaj /c/ - 14. Rinor Kuqi (2. Besnik Morina – 58’), 5. Landrit Rama, 6. Ilir Syla, 24. Drilon Shabanaj, 8. Kushtrim Gashi, 10. Dugagjin Gashi ( 19. Agron Bruqi – 81’), 9. Fatlum Gashi, 7. Mensur Duraku, 11. Egzon Gashi, 32. Arbër Hoxha (27. Edon Mavraj – 67’). Kryetrajner: Genc Hoxha.





Prishtina me mjaft vështirësi ka mundur minimalisht Istogun, duke e mposhtur me rezultat 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Shend Kelmendi në minutën e '73. Në përgjithësi ishte ndeshje e barabartë, të dyja palët gjatë tërë lojë nuk krijuan edhe shumë raste të mira shënimi. Futbollistët e Istogut me angazhimin e tyre të pashoqë merituan një pikë përballë Prishtinës.

Goli erdhi pas ekzekutimit të goditjes nga këndi, por paraprakisht goditjen nga këndi gjyqtari kryesor Tefik Maloku ja ''fali'' Prishtinës, pasi ishte futbollisti i Prishtinës Shend Kelmendi që luajti i fundit me top por gjyqtari vendosi gabimisht për këndore në të mirë të Prishtinës.



Raporti:

3’ Kapiteni Krasniqi kombinon me Kelmendin i cili posa depërton nga e majta gjuan në shtyllën e parë, por pret portieri Hajrizaj.

12’ Duraku ikën nga e majta dhe pason në qendër te K. Gashi i cili gjuan furishëm, por bllokohet nga mbrojtja dhe këndore.

14’ Begolli harkon nga këndorja e majtë, Shala gjuan me kokë në shtyllën e parë, por devijohet nga mysafirët dhe korner përsëri.

39’ Edhe një aksion i përkryer dhe në fund Thaqi kroson ulët nga e majta, Begolli shënon në shtyllën e dytë nga afërsia, por pozitë jashtë loje sinjalizon gjyqtari anësor Morina.

52' Arbër Hoxha pason bukur për Fatum Gashin i cili godet fuqishëm por topin shkon për disa centimetra mbi portën e Bekajt.

58' Përsëri Fatlum Gashi godet nga rreth 20 metra por topi shkon drejtë e në duart e portierit Bekaj.

62’ Durim Gashi harkon nga goditja e dënimit krahu i djathtë, në shtyllën e dytë disi ia del të gjuaj Milloviç, por jashtë pingules së kundërt.

69’ E. Gashi ikën nga krahu i djathtë dhe tenton pasim të ulët para portës vendase, por nuk arrin të kthej topin në rrjetë E. Mavraj. Ishte kjo situatë mjaft e rrezikshme.

73’ Këndoren nga krahu i majtë e harkon Durim Gashi, gjuan së pari furishëm Liridon Kukaj, dëbohet topi, gjuan me gërshërë Milloviç, sërish dëbohet dhe vije te Shend Kelmendi i cili nga gjysmëkrahu i majtë nga jo aq largësi drejton topin në krahun e djathtë të portës – 1:0.

86’ K. Gashi pas një topi të dëbuar gjuan furishëm nga largësia, por lartë.

 

90’ Përparim Islami depërton nga e djathta dhe ia vazhdon Labinot Osmanit i cili e vazhdon deri te kapiteni Krasniqi i cili gjuan fortë, pret portieri Hajrizaj qëllon pingulen dhe rikthehet sërish dhe në fund e kap atë.