Java 13: Prishtina - Istogu

Please update your Flash Player to view content.

Java 13: Prishtina - Istogu

Gjatë kësaj mesjave do të zhvillohen ndeshjet e javës së 13-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja: Prishtina - Istogu, zhvillohet të mërkurën, në stadiumin e qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Nesër do të përballen dy skuadrat që renditen në fundin e tabelës, Prishtina aktualisht renditet e parafundit në tabelë me 11 pikë të tubuara, ndërsa Istogu renditet e fundit në tabelë me 8 pikë të tubuara.

Në javën e fundit Prishtina u mposhtë nga Ferronikeli në Drenas me rezultat 3-1, ndërsa Istogu u mposhtë në Pejë nga Trepca '89 me rezultat 2-0.

Ndeshja e parë e këtij stinori e zhvilluar në Pejë ndërmjet Istogut dhe Prishtinës pati përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

 

Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për të dyja palët, pasi që të dyja palët kërkojnë pikë nga kjo përballje, në mënyrë për tu larguar nga fundi i tabelës.

 

Përballjet direkte:

Istogu - Prishtina 0-0

Istogu - Prishtina 0-1 (D.Krasniqi)

Istogu - Prishtina 0-0

Prishtina - Istogu 2-1 (Gacaferi a.g, Zhdrella (pen.) - Milicaj pen.)

Istogu - Prishtina 0-1 (Fetahu - kupë)

Istogu - Prishtina 1-0 (A.Bajra)

Prishtina - Istogu 0-0