Istogu - Trepça '89 0-2 (0-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Trepça '89 0-2 (0-0)

Istogu - Trepça '89 0-2 (0-0)

0-1 '47 Hajdari (ass. Pevqeli)

0-2 '49 Akinyemi

 

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kosumi, Arton Latifi, Edmond Zeqiri, Besnik Batalli

 

Istogu: Valmir Hajrizaj, Besnik Morina, Rinor Kuqi, Adnan Maxharraj, Drilon Shabanaj, Dugagjin Gashi, Kushtrim Gashi, Mensur Duraku (Agron Bruqi), Fatlum Gashi, Drilon Nuza(Arbër Hoxha), Egzon Gashi (Edon Mavraj)

Trajner: Genc Hoxha

 

Trepça '89: Arben Beqiri, Samir Sahiti, Shpetim Idrizi (Arber Potoku), Leotrim Troshupa, Bujar Idrizi, Argjend Mustafa, Diar Mustafa, Mergim Pevqeli, Fiton Hajdari (Diar Mustafa), Blerand Kurtishaj, Adeleke Akinyemi

Trajner: Arsim Thaqi

Istogu ka pësuar humbje si vendas nga Trepça '89 me rezultat 0-2. Në pjesën e parë futbollistët e Istogut ishin shumë më të mirë se sa mysafirët nga Mitrovica, krijuan 3-4 raste shumë të volitshme për shënim, por sot pak fati sportiv e pak jo zgjuarësia e sulmuesve istogas bëri që Istogu mos të shënoi gol në pjesën e parë. Mos konkretizimi i rasteve në pjesën e parë Istogasve ju u hakmorrë në pjesën e dytë.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët për 4 minuta arritën të shënojnë dy gola të shpejtë duke krijuar kapital të madh, dhe pa problem e ruajtën deri në fund këtë epërsi prej dy golave.

Raporti:

18' Gabon mbrojtja e Trepçës '89 topi shkon deri tek Nuza i cili në tentim për të pasuar për Durakun topin e merr përsëri mbrojtja mysafire dhe kështu humbet një rast ideal për gol.

24' Egzon Gashi pranon një top mbrenda zonës së rreptësisë godet fuqishëm por në vend ishte portieri Beqiri që intervenon duke e devijuar topin në këndore.

39' Drilon Nuza depërton nga krahu i djathtë futet deri në zonën e portierit por në momenti që deshti të pasonte për E.Gashi topi përfundoi prapa vijave fundore.

42' Fiton Hajdari godet me kokë mbrenda zonës por topi shkon drejt e në duart e poriterit Hajdari

44' Duraku depërton nga krahu i majtë kroson topi kalon edhe portierin Beqiri por K.Gashi nuk arriti për disa centimetra që ta godiste topin për në portën e zbrazët.

 

 

47'  Pevqeli shërben Fiton Hajdarin i cili nga afërsia godet saktë për të kaluar mysafirët në epërsi: Istogu - Trepça '89 0-1.

49' Nigeriani Akinyemi del i vetëm përballë Hajrizajt, dhe me një goditje të saktë shënon për rezultatin: Istogu - Trepça '89 0-2.

65' Egzon Gashi godet nga afërsia por edhe kësaj radhe intervenon portieri Beqiri.

84' Edon Mavraj depërton nga krahu i djathtë godet nga vija e zonës por përsëri në vend ishte portieri fantastik Beqiri që intervenoi duke ja mohuar golin Istogut.