Java 12: Istogu - Trepça '89

Please update your Flash Player to view content.

Java 12: Istogu - Trepça '89

Gjatë këtij vikendi zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës.

Ndeshja Istogu - Trepça '89 zhvillohet të shtunën, në stadiumin ''Shahin Haxhiislami'' në Pejë, me fillim nga ora 13:00, dhe transmetohet direkt në Super Sport Kosova.

 

Istogu në javën e fundit shënoi fitore bindëse përballë Vushtrrisë 4-0, dhe normalisht që kjo fitore ka rritur dukshëm edhe moralin tek futbollistët istogas.

Në anën tjetër Trepça '89 në javën e fundit barazoi si mysafirë i Ferronikelit me rezultat 1-1, aktualisht Trepça '89 renditet e 3-ta në tabelë 20 pikë të tubuara. Nga 11 ndeshjet e zhvilluara ka 5 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje.

 

Të shtunën pritet të zhvillohet një ndeshje mjaftë e fortë, duke marr parasysh që pikët nga kjo ndeshje janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, në njërën anë Istogu do ta jap edhe atomin e fundit për të arritur rezultat pozitiv dhe për tu larguar nga fundi i tabelës, ndërsa në anën tjetër Trepça '89 kërkon vetëm fitore për tu ngjitur në krye të tabelës.

 

Ndeshja: Istogu - Trepca '89 transmetohet direkt në Super Sport Kosova.

 

Ju tifozë istogas ftoheni që të shtunën të jeni masovikisht të pranishëm në stadium, për ti përkrahur djelmoshat tanë drejtë një fitoreje të madhe.

 

Përballjet direkte:

Trepça '89 - Istogu  4-0 (Superligë )

Trepça '89 - Istogu  2-3 (Superligë )

Istogu - Trepça '89  1-0 (Superligë )

Trepça '89 - Istogu  4-3 (Superligë )

Istogu - Trepça '89  0-2 (Liga I)

Trepça '89 - Istogu  3-0  (Liga I)

Istogu - Trepça '89  0-0  (Superligë )

Trepça '89 - Istogu  1-0   (Superligë )