Istogu - Vushtrria 4-0 (1-0)

Please update your Flash Player to view content.

Istogu - Vushtrria 4-0 (1-0)

Istogu - Vushtrria 4-0

1-0 '30 Duraku

2-0 '46 F.Gashi

3-0 '81 Duraku (pen.)

4-0 '86 Morina

 

Gjyqtarët e ndeshjes: Besfort Kosumi, Jakup Musolli, Bekim Rama, Artan Tahiri

 

Gjuajtjet: 16-7

Gjuajtjet në portë: 9-3

Kornerët: 4-5

Pozita jashtë loje: 2-2

 

Istogu: Valmir Hajrizaj, Besnik Morina, Rinor Kuqi, Adnan Maxharraj, Drilon Shabanaj, Dugagjin Gashi, Kushtrim Gashi (Agron Bruqi), Fatlum Gashi, Mensur Duraku, Egzon Gashi (Edon Mavraj), Drilon Nuza  (Arbër Hoxha)

Trajner: Genc Hoxha

 

Vushtrria: Ridvan Beqiri, Daut Maxhuni, Etrit Halimi (Egzon Feka), Mehemet Gërxhaliu, Kujtim Pantina, Aliou Traore, Besart Veseli, Dior Zabërgja (Nazif Mulaku), Bajram Zuqaku, Dieudonne Evina (Deniz Krasniqi), Makenda Gauther

 

Trajner: Bekim Shotani

Istogu me plotë meritë e mposhti Vushtrrinë, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 4-0, në ndeshjen e zhvilluar sot në Pejë.

Futbollistët e Istogut ishin të vetëdishëm për rëndësinë e madhe që  kishte kjo ndeshje për Istogun, dhe që nga fillimi i ndeshjes u angazhuan maksimalisht në fushë, ishin dominues në fushë dhe në fund tërë kjo paraqitje fantastike e tyre u shpërblye me fitore bindëse ndaj Vushtrrisë.

Duraku ishte ndër më të dalluarit në fushë, realizoi dy gola që e ndihmuna Istogun për të ardhur deri tek fitorja.

 

Fitorja e sotme përballë Vushtrrisë mund të jetë një kthesë e madhe për Istogun, sigurisht që është ngritur edhe morali tek futbollistët istogas.

Raporti:

11' Mbrojtësi Morina godet nga afërisa por godtija e tij shkon mbi portën e Beqirit

25' Zabërgja i vetmuar nga afërsia godet me kokë por për fat të vendasve goditja e tij shkon mbi portën e Hajrizajt

26' Drilon Nuza godet fuqishëm nga 20 metra por në vend ishte Beqiri që pret goditjen e sulmuesit të Istogut

 

30' Mensur Duraku pranon një top për mrekulli dhe nga rreth 20 metra godet saktë për të shënuar një euro gol, dhe e kalon Istogun në epërsi: Istogu - Vushtrria 1-0

32' Egzon Gashi i vetëm përballë portierit, tenton që ta parabollojë porierin mysafirë por topi përfundon në duart e Beqirit

35' Evina godet nga 20 metra intervenon  portieri Hajrizaj i cili e devijon topin, topi i kthehet Makendës i cili shënon nga afërsia, por gjyqtari anësor Bekim Rama e anulon golin për shkak të pozitës jashtë loje

 

45' Duraku i ikë grackës së pozitës jashtë loje del i vetëm përballë portierit dhe në tentim që ta parabollojë topi përfundon në duart e Beqirit

46' Fatlum Gashi me një goditje të fortë dhe të saktë nga 25 metra shënon një euro gol, duke e dyfishuar epërsinë e vendasve, Istogu - Vushtrria 2-0

73' Mulaku nga afërsia godet por edhe kësaj radhe topi përfundon mbi portën e Hajrizajt

 

81' Edon Mavraj depërton në zonën e rreptësisë ndalet në mënyrë të palejuar nga një mbrojtës vushtrrias dhe gjyqtari Kosumi akordon penallti për Istogun. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Duraku që shënon për rezultatin: Istogu - Vushtrria 3-0

86' Adnan Maxharraj godet nga largësia mbrenda në zonën e rreptësisë reagoi Besnik Morina që i'a ndërroi kahjen topit duke e shtyrë topit drejtë e në portën e Beqirit: Istogu - Vushtrria 4-0.